Ndërlidhjet

Hong Kongu pritet të lehtësojë kufizimet për COVID-19


Një person me maskë rrugëve të Hong Kongut.

Hong Kongu do të lehtësojë disa masa për distancimin shoqëror më vonë këtë muaj, duke i lejuar njerëzit të darkojnë në restorante në mbrëmje dhe do të heqë kufizimet në tubimet private, pasi numri i infeksioneve COVID-19 ra në javët e fundit.

Nga data 21 prill, restorantet do të mund të funksionojnë deri në orën 22:00, me një maksimum prej katër personash për tavolinë, thanë zyrtarët të enjten.

Bizneset e tjera që u urdhëruan të mbyllen përkohësisht për shkak të valës së pestë të infeksioneve në Hong Kong, si sallonet e bukurisë, palestrat dhe kinematë, gjithashtu do të lejohen të rihapen, megjithëse kapaciteti do të kufizohet në 50 për qind.

Baret do të qëndrojnë të mbyllura.

Kufizimet që aktualisht lejojnë vetëm dy familje të mblidhen gjithashtu do të hiqen.

"Për të lehtësuar këto masa, për të lejuar një farë mase të aktiviteteve normale në shoqëri, me më shumë ndërveprime mes qytetarëve, në mënyrë të pashmangshme ato do të vijnë me disa rreziqe transmetimi," tha udhëheqësja e Hong Kongut Carrie Lam gjatë një konference shtypi të enjten.

Lam i bëri thirrje publikut që të respektojë masat e distancimit social që mbeten në fuqi dhe të vaksinohet.

“Ndërsa numri i rasteve pozitive të raportuara çdo ditë ka rënë në një nivel relativisht të ulët, në terma absolute ato janë ende mjaft të larta,” tha ajo.

Qyteti raportoi 1,260 raste të reja të mërkurën, më pak se 95 për qind nga kulmi i shpërthimit në mars, kur u raportuan mbi 30,000 infeksione ditore.

Lam tha se qyteti tani është "shumë, shumë më i përgatitur" për të trajtuar një valë tjetër nëse godet, për shkak të niveleve të rritura të vaksinimit dhe më shumë lehtësive për të trajtuar pacientët, siç janë qendrat e izolimit dhe trajtimit të komunitetit.

Lam tha gjithashtu se qeveria nuk ka hequr dorë nga testimi masiv për qytetin, por se koha ishte e rëndësishme.

XS
SM
MD
LG