Pasi Radio Evropa e Lirë ka njoftuar se do të rikthejë operacionet në Hungari pas 27 vjetëve, fotografi, Amos Chapple, ka vizituar këtë shtet, duke shkrepur disa pamje nga lart, përmes së cilave pasqyrohet kultura dhe historia e këtij shteti.
Hungaria nga lart

1
Tri skulpturat lart stacionit Keleti, terminalit kryesor të trenit në Budapest, portretizojnë perënditë e zjarrit (majtas) dhe ujit (djathtas), derisa një grua shihet në mes duke mbajtur avullin – kombinimin e të dyja elementeve. Avulli ka qenë burimi kryesor i energjisë për trenat kur është krijuar kjo skulpturë më 1884.

2
Shtëpitë e pushimit afër njëra-tjetrës në liqenin Kavicsos, në jug të Budapestit.

3
Fushat e misrit rrethojnë kishën e lashtë Somogyvamos, afër Liqenit Balaton. Rrënojat janë gjurmët e vetme të fshatit që raportohet të jetë shkatërruar nga turqit otomanë gjatë luftës që ka përfshirë këtë rajon në Mesjetë.

4
Kisha Matthias shihet në maje të një kodre, me pamje nga Budapesti. Mbretërit hungarezë janë betuar në këtë kishë të lashtë, e cila ka qenë tejet e dëmtuar gjatë pushtimit të Budapestit më 1945. Riparimet janë kompletuar në vitet 1980.