Ndërlidhjet

Kosovë: Katër të vdekur dhe 227 raste me koronavirus


Qendra për testim në IKSHPK. Fotografi nga arkivi.
Qendra për testim në IKSHPK. Fotografi nga arkivi.

Më 25 prill, Kosova regjistroi katër viktima nga koronavirusi. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po ashtu njoftoi se janë shënuar edhe 227 raste të reja me sëmundjen, COVID-19.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (73 vjeç), Rahovec 1 rast (60 vjeç), Shtime 1 rast (72 vjeç), Viti 1 rast (80 vjeç)", thuhet në njoftim.

Rastet e reja me COVID-19 dalin pas testimit të 3.010 mostrave, tha IKSHPK-ja.

Në 24 orët e fundit, sëmundjen COVID-19 e kanë mposhtur 615 pacientë.

Që prej 13 marsit, 2020, deri më 25 prill, 2021, Kosova ka regjistruar 104.042 raste me COVID-19, 2.129 viktima dhe 91.427 të shëruar.

Raste aktive vazhdojnë të jenë 10.486.

XS
SM
MD
LG