Ndërlidhjet

IMAX ndalon përdorimin e pajisjeve të kinemasë në Rusi


Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Korporata IMAX e Kanadasë, e cila u largua nga tregu rus në fillim të qershorit për shkak të pushtimit të të paprovokuar të Ukrainës nga Moska, thotë se tani ka ndaluar përdorimin e pajisjeve të saj në Rusi.

Aleksei Vasyasin, drejtor i përgjithshëm i rrjetit të Cinema Park dhe Cinema Formula të Rusisë, i tha grupit mediatik RBK më 23 gusht se teatrove në të gjithë vendin u është ndaluar të përdorin teknologjinë dhe pajisjet IMAX pa lejen e kompanisë.

Ai shtoi se rrjetet ruse të kinematografisë kanë të drejtë të padisin IMAX-in për lëvizjen, nëse nuk arrin të kthehet në tregun rus deri në fund të vitit.

IMAX është një sistem i patentuar i kamerave me rezolucion të lartë, projektorë filmash dhe teatrosh, të njohura për ekranet shumë të mëdha për të rritur ndikimin vizual për shikuesit.

Vasyasin tha se situata në industrinë e kinemasë ruse është aktualisht më e keqe se sa ishte gjatë pandemisë së koronavirusit për shkak të heqjes së filmave të famshëm të Hollivudit nga tregu rus dhe pasigurisë nëse kinematë do të marrin licenca për shfaqjen e filmave perëndimorë.

Në mars, menjëherë pasi Rusia nisi agresionin e saj në shkallë të plotë kundër Ukrainës, Disney, Warner Brothers, Sony, Universal Pictures pezulluan prezantimin e filmave të tyre në Rusi për të protestuar kundër pushtimit. Disa prej tyre më vonë u larguan plotësisht nga tregu rus.

Analistët e industrisë vërejnë se ndalimi i vetëm dy filmave - Batman dhe Morbius - shkaktoi rreth 5 miliardë rubla (83.6 milionë dollarë) humbje për kinematë në Rusi. Që nga marsi, rreth 200 kinema janë mbyllur në Rusi dhe pothuajse një e treta e komplekseve komerciale të kinemasë kanë pezulluar funksionimin e tyre.

Asociacioni i pronarëve të kinemave i ka kërkuar ndihmë presidentit rus, Vladimir Putin, pasi thanë se filmat kinezë, koreanë dhe sovjetikë kanë kompensuar vetëm rreth pesë për qind të asaj që kanë fituar duke shfaqur filma të mëdhenj të Hollivudit.

XS
SM
MD
LG