Ndërlidhjet

Inaugurimi i Donald Trumpit.
Inaugurimi i Donald Trumpit.
REL përtej Kosovës

Trump bëhet presidenti i 47-të i SHBA-së

  • Donald Trump u betua më 20 janar si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
  • Këtë post, ai e mbajti edhe nga viti 2017 deri më 2021.
  • Zëvendësi i Trumpit, JD Vance, u betua gjithashtu.
15:23 20.1.2025

Përshëndetje të gjithëve,

Mirë se vini në mbulimin e drejtpërdrejtë të ceremonisë së inaugurimit të presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Me ju në orët në vazhdim do të jem unë Valona Tela.

Na ndiqni!

15:26 20.1.2025

Kush është Donald Trump?

Republikani Donald Trump, 78 vjeç, kthehet në Shtëpinë e Bardhë pasi fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 kundër demokrates Kamala Harris.

Manjati i pasurive të patundshme shërbeu si president edhe gjatë viteve 2017-2021.

Ai i humbi zgjedhjet e vitit 2020 kundër kandidatit të atëhershëm demokrat, Joe Biden, por refuzoi ta pranonte rezultatin.

Pas një fjalimi në Uashington, më 6 janar, 2021, mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan.

Pesë njerëz humbën jetën në trazira.

Trump lindi në Kuins të Nju Jorkut në vitin 1946 nga nëna Mary Anne MacLeod, skoceze, dhe babai Fred Trump, djalë i imigrantëve gjermanë.

Babai i tij ishte manjat i pasurive të patundshme në Nju Jork dhe Trump iu bashkua biznesit familjar dhe u bë udhëheqës i tij në vitin 1971.

Trump ka tre fëmijë - Donald Jr, Ivanka dhe Eric - me gruan e parë, Ivana; vajzën Tiffany me gruan e dytë, Marla Maples, dhe djalin Barron me gruan aktuale, Melania Trump.

Këtë muaj, Trump u dënua për blerje të heshtjes nga një aktore e pornografisë, përpara zgjedhjeve të vitit 2016, por atij nuk iu shqiptua asnjë dënim.

Ai përballet edhe me tri gjyqe të tjera penale - përfshirë dy për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Trump u mbijetoi dy tentativave për vrasje në vitin 2024.

Një person i armatosur qëlloi drejt tij gjatë një tubimi në Pensilvani në muajin korrik. Trump u plagos në vesh, ndërsa një spektator u vra.

Dy muaj më vonë, një tjetër tentativë e dukshme për vrasjen e tij, në fushën e tij të golfit në Floridë, u pengua nga agjentët e Shërbimit Sekret.

“Zoti ma ka shpëtuar jetën… jo një herë, por dy herë”, tha Trump në një tubim në Nju Jork.

15:32 20.1.2025

Çka është inaugurimi?

Inaugurimi është ceremonia zyrtare që shënon fundin e mandatit të një presidenti dhe fillimin e mandatit të presidentit pasardhës.

Është pjesa më kulminante e tranzicionit të pushtetit mes dy udhëheqësve.

Ajo përfshin betimin e presidentit të zgjedhur - në këtë rast të Donald Trumpit - që thotë:

“Betohem solemnisht se do të shërbej me besnikëri në Zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do ta bëj më të mirën për të ruajtur dhe mbrojtur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”.

Edhe pse Trump i fitoi zgjedhjet në nëntor, ai bëhet zyrtarisht presidenti i 47-të i SHBA-së, pasi t’i thotë këto fjalë.

JD Vance do të betohet gjithashtu, përpara se ta marrë zyrtarisht postin e zëvendëspresidentit.

Për të parë se si kanë rrjedhur përgatitjet për ceremoninë e inaugurimit, klikoni fotografitë më poshtë:

Përgatitjet për inaugurimin e presidentit Trump

Një pamje e përgjithshme tregon frontin perëndimor të ndërtesës së Kapitolit të SHBA-së, gjatë reshjeve të borës, një ditë para inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për mandatin e dytë, në Uashington, SHBA, 19 janar 2025.
1/15 Një pamje e përgjithshme tregon frontin perëndimor të ndërtesës së Kapitolit të SHBA-së, gjatë reshjeve të borës, një ditë para inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për mandatin e dytë, në Uashington, SHBA, 19 janar 2025.
Që nga viti 1981 ceremonitë për inaugurimin e presidentit amerikan janë mbajtur në frontin perëndimor të Kapitolit, ku është ndërtuar një platformë për këtë ngjarje. Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në Uashington inaugurimi i Trumpit, është zhvendosur në ambiente të brendshme.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një shtresë bore ka mbuluar karriget e vendosura në ambientin e hapur para ndërtesës së Kapitolit në Uashington në mbrëmjen para inaugurimit presidencial 2025.
2/15 Një shtresë bore ka mbuluar karriget e vendosura në ambientin e hapur para ndërtesës së Kapitolit në Uashington në mbrëmjen para inaugurimit presidencial 2025.
Që nga viti 1981 ceremonitë për inaugurimin e presidentit amerikan janë mbajtur në frontin perëndimor të Kapitolit, ku është ndërtuar një platformë për këtë ngjarje. Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në Uashington inaugurimi i Trumpit, është zhvendosur në ambiente të brendshme.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Ceremonia e inaugurimit të Trumpit do të zhvillohet në ambiente të mbyllura për shkak të motit të lig.
3/15 Ceremonia e inaugurimit të Trumpit do të zhvillohet në ambiente të mbyllura për shkak të motit të lig.
Që nga viti 1981 ceremonitë për inaugurimin e presidentit amerikan janë mbajtur në frontin perëndimor të Kapitolit, ku është ndërtuar një platformë për këtë ngjarje. Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në Uashington inaugurimi i Trumpit, është zhvendosur në ambiente të brendshme.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Pamje e ambienteve të brendshme ku do të mbahet ceremonia e inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.
4/15 Pamje e ambienteve të brendshme ku do të mbahet ceremonia e inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.
Që nga viti 1981 ceremonitë për inaugurimin e presidentit amerikan janë mbajtur në frontin perëndimor të Kapitolit, ku është ndërtuar një platformë për këtë ngjarje. Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në Uashington inaugurimi i Trumpit, është zhvendosur në ambiente të brendshme.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Që nga viti 1981 inaugurimi është mbajtur në frontin perëndimor të Kapitolit, ku është ndërtuar një platformë për këtë ngjarje, e cila mund t'i akomodojë mbi 1.600 persona.
5/15 Që nga viti 1981 inaugurimi është mbajtur në frontin perëndimor të Kapitolit, ku është ndërtuar një platformë për këtë ngjarje, e cila mund t'i akomodojë mbi 1.600 persona.
Që nga viti 1981 ceremonitë për inaugurimin e presidentit amerikan janë mbajtur në frontin perëndimor të Kapitolit, ku është ndërtuar një platformë për këtë ngjarje. Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në Uashington inaugurimi i Trumpit, është zhvendosur në ambiente të brendshme.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në Uashington inaugurimi i presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për mandatin e dytë është zhvendosur në ambiente të brendshme – hera e parë në 40 vjet që ndodh një gjë e tillë.
6/15 Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në Uashington inaugurimi i presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për mandatin e dytë është zhvendosur në ambiente të brendshme – hera e parë në 40 vjet që ndodh një gjë e tillë.
Që nga viti 1981 ceremonitë për inaugurimin e presidentit amerikan janë mbajtur në frontin perëndimor të Kapitolit, ku është ndërtuar një platformë për këtë ngjarje. Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në Uashington inaugurimi i Trumpit, është zhvendosur në ambiente të brendshme.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Karriget e bëra gati për ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, janë mbuluar me një shtresë bore. 
7/15 Karriget e bëra gati për ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, janë mbuluar me një shtresë bore. 
Që nga viti 1981 ceremonitë për inaugurimin e presidentit amerikan janë mbajtur në frontin perëndimor të Kapitolit, ku është ndërtuar një platformë për këtë ngjarje. Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në Uashington inaugurimi i Trumpit, është zhvendosur në ambiente të brendshme.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Pjesa e sipërme e ndërtesës së Kapitolit ndriçuar ndërsa po bëhen përgatitjet e fundit për ceremoninë inaugurese. 
8/15 Pjesa e sipërme e ndërtesës së Kapitolit ndriçuar ndërsa po bëhen përgatitjet e fundit për ceremoninë inaugurese. 
Që nga viti 1981 ceremonitë për inaugurimin e presidentit amerikan janë mbajtur në frontin perëndimor të Kapitolit, ku është ndërtuar një platformë për këtë ngjarje. Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në Uashington inaugurimi i Trumpit, është zhvendosur në ambiente të brendshme.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Foto me detaje të një të ftuari të veshur me një aksesor që përshkruan presidentin e zgjedhur të SHBA-së Donald Trump në një festë inaugurimi të sponsorizuar nga TikTok-u për influencuesit që e mbështetën atë, në Uashington.
9/15 Foto me detaje të një të ftuari të veshur me një aksesor që përshkruan presidentin e zgjedhur të SHBA-së Donald Trump në një festë inaugurimi të sponsorizuar nga TikTok-u për influencuesit që e mbështetën atë, në Uashington.
Që nga viti 1981 ceremonitë për inaugurimin e presidentit amerikan janë mbajtur në frontin perëndimor të Kapitolit, ku është ndërtuar një platformë për këtë ngjarje. Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në Uashington inaugurimi i Trumpit, është zhvendosur në ambiente të brendshme.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një poster i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, shfaqet në një tezgë me suvenire, para inaugurimit presidencial, në Uashington, SHBA, 18 janar 2025.
10/15 Një poster i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, shfaqet në një tezgë me suvenire, para inaugurimit presidencial, në Uashington, SHBA, 18 janar 2025.
Që nga viti 1981 ceremonitë për inaugurimin e presidentit amerikan janë mbajtur në frontin perëndimor të Kapitolit, ku është ndërtuar një platformë për këtë ngjarje. Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në Uashington inaugurimi i Trumpit, është zhvendosur në ambiente të brendshme.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Ursula Trump prezanton gatimet e zbukuruara me portretin e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, në një furrë buke në Freinsheim, Gjermani, 20 janar 2025.
11/15 Ursula Trump prezanton gatimet e zbukuruara me portretin e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, në një furrë buke në Freinsheim, Gjermani, 20 janar 2025.
Që nga viti 1981 ceremonitë për inaugurimin e presidentit amerikan janë mbajtur në frontin perëndimor të Kapitolit, ku është ndërtuar një platformë për këtë ngjarje. Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në Uashington inaugurimi i Trumpit, është zhvendosur në ambiente të brendshme.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Ëmbëlsira të zbukuruara me portretin e Trumpit në prag të inaugurimit të tij si president.
12/15 Ëmbëlsira të zbukuruara me portretin e Trumpit në prag të inaugurimit të tij si president.
Që nga viti 1981 ceremonitë për inaugurimin e presidentit amerikan janë mbajtur në frontin perëndimor të Kapitolit, ku është ndërtuar një platformë për këtë ngjarje. Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në Uashington inaugurimi i Trumpit, është zhvendosur në ambiente të brendshme.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Pronari i X-it dhe Tesla-s, Elon Musk, gjatë një tubimi me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, një ditë para inaugurimit të Trumpit për mandatin e dytë, në Uashington.
13/15 Pronari i X-it dhe Tesla-s, Elon Musk, gjatë një tubimi me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, një ditë para inaugurimit të Trumpit për mandatin e dytë, në Uashington.
Që nga viti 1981 ceremonitë për inaugurimin e presidentit amerikan janë mbajtur në frontin perëndimor të Kapitolit, ku është ndërtuar një platformë për këtë ngjarje. Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në Uashington inaugurimi i Trumpit, është zhvendosur në ambiente të brendshme.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Presidenti i zgjedhur, Trump, gjatë një tubimi me mbështetësit e tij një ditë para inaugurimit në Uashington, 19 janar 2025.
14/15 Presidenti i zgjedhur, Trump, gjatë një tubimi me mbështetësit e tij një ditë para inaugurimit në Uashington, 19 janar 2025.
Që nga viti 1981 ceremonitë për inaugurimin e presidentit amerikan janë mbajtur në frontin perëndimor të Kapitolit, ku është ndërtuar një platformë për këtë ngjarje. Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në Uashington inaugurimi i Trumpit, është zhvendosur në ambiente të brendshme.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Mbështetësit e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.
15/15 Mbështetësit e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.
Që nga viti 1981 ceremonitë për inaugurimin e presidentit amerikan janë mbajtur në frontin perëndimor të Kapitolit, ku është ndërtuar një platformë për këtë ngjarje. Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në Uashington inaugurimi i Trumpit, është zhvendosur në ambiente të brendshme.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Previous slide
Next slide

15:38 20.1.2025

Ku zhvillohet ceremonia e inaugurimit?

Procedurat e inaugurimit të presidentit zhvillohen tradicionalisht jashtë ndërtesës së Kongresit amerikan, në Uashington.

Megjithatë, këtë vit, ceremonia u zhvendos në ambient të brendshëm, për shkak të motit të ftohtë.

Përmes një postimi në mediat sociale, Trump tha të premten se e ka kërkuar një gjë të tillë, sepse “nuk do që të shohë njerëz të lënduar në asnjë mënyrë”.

Fjalimi i inaugurimit dhe procedurat e tjera do të zhvendosen brenda Kongresit, ashtu si edhe zona e shikimit për mysafirë, ligjvënës dhe personalitete të tjera.

Parada tradicionale u anulua gjithashtu.

Pamje e ambienteve të brendshme ku do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Kjo nuk është hera e parë që moti ekstrem e zhvendos ceremoninë.

Në vitin 1985, inaugurimi i presidentit Ronald Reagan u bë në ambiente të mbyllura dhe parada tradicionale u anulua, për shkak të motit jashtëzakonisht të ftohtë.

Shfaq më shumë

​
XS
SM
MD
LG