Ndërlidhjet

Trump konfirmon se shefi i CIA-s është takuar me Kimin


Shefi në shkuarje i CIA-së, Mike Pompeo.
Shefi në shkuarje i CIA-së, Mike Pompeo.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se shefi i CIA-s, Mike Pompeo është takuar me liderin verikorean, Kim Jong Un javën e kaluar.

Përmes një postimi në Twitter ai ka thënë se takimi ka ndodhur në Korenë Veriore.

”Takimi është zhvilluar lehtas dhe janë krijuar marrëdhënie të mira. Është duke u punuar në detajet e samitit. Denuklearizimi do të jetë gjë fantastike për botën por edhe për Korenë Veriore”, ka thënë Trump.

Raportimet për takimin në mes të Kimit dhe Pomepos janë bërë të ditura më 17 prill nga The Washington Post, e cila ka thënë se të dy janë takuar në një vizitë sekrete në Korenë Veriore gjatë vikendit të Pashkëve.

Raporti ka cituar dy individë “me njohuri të drejtpërdrejtë për udhëtimin”.

Agjencia e lajmeve Reuters ka cituar më pas një zyrtar të lartë amerikan duke konfirmuar se Pompeo është takuar me Kimin.

Trump, që ka nominuar Pompeon për ta zëvendësuar ish-Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson ka thënë më 17 prill se Uashingtoni dhe Phenjani kanë zhvilluar bisedime direkte “në nivelit tejet të lartë”, në tentim të planifikimit të samitit me Kimin.

“Ne kemi pasur biseda direkte të nivelit të lartë, tejet të lartë me Korenë Veriore”, ka thënë Trump derisa ka mirëpritur kryeministrin japonez, Shinzo Abe, në një samit dyditor në Florida.

“Unë besoj se kjo i jep hapësirë qëllimit të mirë sepse janë duke ndodhur gjëra të mirë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë ai.

Para raportimeve për takimin Pompeo-Kim, ka ekzistuar një konfuzitet rreth asaj se të cilit nivel kanë qenë bisedimet në mes të Uashingtonit dhe Phenjanit.

Derisa Trump ishte me kryeministrin Abe dhe gruan e tij, një gazetar e ka pyetur presidentin amerikan nëse ai ka folur direkt me Kimin.

Trump është përgjigjur “po”, mirëpo ende nuk është bërë e qartë nëse ai i është përgjigjur pyetjes apo dikush tjetër është përgjigjur në vend të tij.

I pyetur disa minuta më vonë për të qartësuar nëse ai ka biseduar me Kimin, Trump është përgjigjur se janë zhvilluar bisedime të nivelit të lartë.

Abe ka komentuar “kurajon” e Trumpit për t’u takuar me Kimin pas disa muajsh të retorikës së nxehtë lidhur me programin bërthamor të Phenjanit.

Trump ka thënë se pesë vende janë duke u konsideruar për mbajtjen e takimit historik SHBA-Kore Veriore, për të cilin ai shpreson se do të ndodhë në muajt vijues.

“Takimi mund të ndodhë në fillim të muajit qershor ose para asaj kohe me shpresën se gjërat do të shkojnë mirë”, ka thënë ai.

“Është e mundshme që situata të mos jetë e mirë dhe të mos ndodhë takimi andaj ne do të vazhdojmë rrugën e ashpër që tashmë e kemi marrë”.

Ai po ashtu ka konfirmuar se të dy Koretë janë duke negociuar dhënien fund të armiqësisë para takimit të planifikuar në mes të liderit verikoren dhe presidentit jogkorean javën e ardhshme.

Trump ka thënë se ai mbështet përpjekjet në mes të Seulit dhe Phenjanit me qëllim të dhënies fund të gjendjes së luftës në mes të dy shteteve e cila vazhdon nga viti 1953.

“Ata e kanë bekimin tim për të diskutuar përfundimin e luftës. Njerëzit nuk e kuptojnë se Lufta Koreane nuk ka përfunduar. Është duke vazhdur edhe tani. Ata janë duke diskutuar tani përfundimin e luftës. Ata e kanë bekimin tim për të diskutuar këtë marrëveshje”, ka thënë ai.

Përgatiti: Krenare Cubolli
XS
SM
MD
LG