Ndërlidhjet

Izraeli shënon 11.000 raste të reja me COVID-19


Dy izraelitë paraqesin dokumentet e vaksinimit gjatë në qytetin bregdetar izraelit të Tel Avivit më 5 Mars 2021.
Dy izraelitë paraqesin dokumentet e vaksinimit gjatë në qytetin bregdetar izraelit të Tel Avivit më 5 Mars 2021.

Izraeli ka shënuar të marten (31 gusht) një rekord të rasteve të reja me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore konfirmuar se 11.000 persona kanë dalë pozitiv gjatë 24 orëve të fundit.

Varianti Delta i koronavirusit, i cili është shumë më ngjitës, ka përkeqësuar situatën epidemiologjike në këtë vend.

Izraeli e ka në plan të fillojë vitin e ri shkollor me prezencë fizike të nxënësve dhe studentëve në objekte mësimore derisa po përpiqet të rrisë shkallën e vaksinimit.

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka thënë se situata mund të kontrollohet përmes vaksinimit dhe masave mbrojtëse, siç është mbajtja e maskës.

Qeveria e tij ka inkurajuar të gjithë banorët e moshës 12 vjeç e lart që të marrin një dozë shtesë të vaksinës PfizerBioNTech.

Rreth 60 për qind e 9.3 milionë banorëve të Izraelit kanë marrë dy vaksina, përfshirë 80 për qind të të rriturve.

Në dhjetor të vitit 2020, Izraeli ishte një nga vendet e para që nisi fushatën kombëtare të vaksinimi. Si pasojë numri i rasteve ditore u ul ndjeshëm dhe mundësoi heqjen e pothuajse të gjitha kufizimeve ndaj pandemisë në muajin qershor.

Mirëpo, javët e fundit, ky vend u detyra të rikthejë disa masa, siç është mbajtja e maskës dhe kufizimet e tubimeve.

Kryeministri Bennett ka thënë se vaksinimi me dozën e tretë po tregon rezultate, veçanërisht duke ulur numrin e të hospitalizuarve.

XS
SM
MD
LG