Java nëpërmjet fotografive
Hapja e Lojërave Paralimpike Aziatike, protesta anti-qeveritare në Budapest, reshjet e borës në Rusi dhe jeta e përditshme në Afganistan. Këto janë disa nga ngjarjet e javës që lamë pas, në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe sjell fotografi të veçanta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9
Ekipi i Iranit merr pjesë në paradën e atletëve gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Paralimpike Aziatike në Hangzhou të Kinës.
10
Punëtorët në periferi të Kievit, Irpin, rindërtojnë një rrugë që u shkatërrua gjatë luftimeve ndërmjet forcave ukrainase dhe atyre ruse vitin e kaluar.
11
Një grua duke ecur përgjatë një argjinature të lumit Moskva në Moskë.
12
Djem të rritur afganë duke luajtur kriket në një fushë në qendër të Kabulit.