Java nëpërmjet fotografive
Shënimi i 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, pasojat e tërmetit vdekjeprurës në Turqi e Siri, e lufta në Ukrainë - këto janë ndër ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, prej nga REL ju sjell fotografitë më të veçanta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Një grua duke shkruar një slogan në një mur të dëmtuar pranë këpucëve të ekspozuara në në Sheshin e Qytetit të Vjetër në Pragë. Këpucët në këtë instalacion simbolizojnë krimet e supozuara të luftës të kryera kundër civilëve ukrainas nga forcat ruse në Ukrainë, në prag të njëvjetorit të pushtimit rus.

6
Ndërtimi i shtëpive të reja për t'i zëvendësuar ato të shkatërruara gjatë sulmeve ruse përgjatë rrugës Vokzalna në Buça, afër Kievit.

7
Roza duke qarë mbi trupin e burrit të saj, Oleksandr Maksymenko, 38 vjeç, gjatë funeralit të tij në fshatin e tij të lindjes Kniazhyçi, në lindje të Kievit. Oleksandr, një civil i cili ishte vullnetar në forcat e armatosura të Ukrainës, u vra gjatë luftimeve në zonën e Bahmutit.

8
Njerëzit me rroba banje qëndrojnë në diell përballë murit të kalasë Pjetri dhe Pali në bregun e lumit Neva në Shën Petersburg, Rusi.