Tubimi në Kiev kundër politikave të presidentit, protesta në Bukuresht kundër vaksinimit dhe masave për luftimin e COVID-19, dhe djegia e një stacioni policor pas akuzave ndaj një të dyshuari për përdhosje të Kuranit në Pakistan, janë disa prej ngjarjeve që ndodhën në rajonin nga ku raporton Radio Evropa e Lirë në javën që lamë pas. Për më shumë fotogaleri, klikoni KËTU.
Java përmes fotove

17
Një tregtar iranian, duke pritur për klientë në dyqanin e tij, në pazarin e Taxhrishit, në Teheran, Iran, më 29 nëntor.

18
Dy punonjës komunalë duke i hequr skelat pranë një ndërtese, pasi era i rrënoi ato, në Moskë, Rusi, më 30 nëntor.