Biden bën thirrje për “pauzë” humanitare në luftën Izrael-Hamas

Presidenti amerikan, Joe Biden. 1 nëntor 2023.
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se duhet të ketë një “pauzë” humanitare në luftën Izrael-Hamas, pasi fjalimi i tij gjatë një tubimi zgjedhor u ndërpre të mërkurën mbrëma nga një protestuese që bëri thirrje për armëpushim.
“Mendoj se na duhet një pauzë”, tha Biden.
Kjo deklaratë paraqet ndryshim në qëndrim, pasi Biden dhe ndihmësit e tij, gjatë gjithë krizës në Lindjen e Mesme kanë qenë të palëkundur në deklarimet e tyre se nuk do të diktojnë se si izraelitët do të kryejnë operacionet e tyre ushtarake në përgjigje të sulmit të 7 tetorit të militantëve palestinezë të Hamasit.
Por, presidenti amerikan është përballur me presion në rritje nga grupet për të drejtat e njeriut, nga liderët botërorë, por edhe nga anëtarët më liberalë të partisë së tij, të cilët kanë thënë se bombardimet e Izraelit në Gazë janë ndëshkim kolektiv dhe se është koha për një armëpushim.
Në deklarimin e tij, Biden i bëri presion kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që t’u ofrojë palestinezëve të paktën një pushim të shkurtër nga operacioni i vazhdueshëm ushtarak që ka lënë mijëra të vdekur dhe e ka zhytur Rripin e Gazës në një katastrofë humanitare.
Shtëpia e Bardhë ka refuzuar që të bëjë thirrje për armëpushim, por ka sinjalizuar se izraelitët duhet ta shqyrtojnë mundësinë e një pauze humanitare për të lejuar civilët që të marrin ndihmë dhe që shtetasit e huaj në Gazë, të largohen nga ky territor.
Trupat tokësore izraelite kanë përparuar afër qytetit të Gazës, përderisa janë përfshirë në luftime të ashpra me militantët, tha ushtria një ditë më parë. Ndërkaq, qindra shtetas të huaj dhe dhjetëra palestinezë të plagosur rëndë u lejuan që të largohen nga Gaza për në Egjipt pas më shumë se tre javësh nën rrethim.
Palestinezët nga Gaza hyjnë në Egjipt
1/11Njerëzit kalojnë nëpër një portë hyrëse në pikën kufitare Rafah në Egjipt në Rripin jugor të Gazës më 1 nëntor 2023.
Pas pothuajse tri javë rrethim, palestinezët e parë u lejuan të largohen nga Gaza për në Egjipt. 110 persona me pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha një zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/11Palestinezët kalojnë në anën egjiptiane të pikës kufitare me Rripin e Gazës të mërkurën, 1 nëntor 2023. në Rafah.
Pas pothuajse tri javë rrethim, palestinezët e parë u lejuan të largohen nga Gaza për në Egjipt. 110 persona me pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha një zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/11Njerëzit duke hyrë në pikën kufitare Rafah më 1 nëntor kur u hap kalimi për në Egjipt për herë të parë që nga sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor.
Pas pothuajse tri javë rrethim, palestinezët e parë u lejuan të largohen nga Gaza për në Egjipt. 110 persona me pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha një zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/11Njerëzit qëndrojnë hipur mbi gjësendet e ngarkuara në një automjet të vjetër në Rafah.
Pas pothuajse tri javë rrethim, palestinezët e parë u lejuan të largohen nga Gaza për në Egjipt. 110 persona me pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha një zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/11Pas përkeqësimit të rrethanave, 110 persona që kishin pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan që të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha Wael Abu Omar, zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare.
Pas pothuajse tri javë rrethim, palestinezët e parë u lejuan të largohen nga Gaza për në Egjipt. 110 persona me pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha një zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/11Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare tha se plani është që edhe mbi 400 persona që kanë pasaporta të huaja të lejohen të largohen për në Egjipt.
Pas pothuajse tri javë rrethim, palestinezët e parë u lejuan të largohen nga Gaza për në Egjipt. 110 persona me pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha një zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/11Egjipti, megjithatë, është shprehur kundër pranimit të një fluksi refugjatësh palestinezë, nga frika se Izraeli më nuk do të lejojë kthimin e tyre në Gazë pasi të përfundojë lufta.
Pas pothuajse tri javë rrethim, palestinezët e parë u lejuan të largohen nga Gaza për në Egjipt. 110 persona me pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha një zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/11Ndihmësmjekët e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë duke kontrolluar dokumentet e udhëtimit të një personi gjatë kalimit në Egjipt në pikën kufitare Rafah në Rripin jugor të Gazës më 1 nëntor 2023.
Pas pothuajse tri javë rrethim, palestinezët e parë u lejuan të largohen nga Gaza për në Egjipt. 110 persona me pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha një zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/11Një gazetar qëndron pranë ndërsa autoambulancat e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë kalojnë portën për të hyrë në pikën kufitare Rafah më 1 nëntor 2023.
Pas pothuajse tri javë rrethim, palestinezët e parë u lejuan të largohen nga Gaza për në Egjipt. 110 persona me pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha një zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/11Palestinezët me shtetësi të dyfishtë në pikën kufitare Rafah me Egjiptin më 1 nëntor 2023.
Pas pothuajse tri javë rrethim, palestinezët e parë u lejuan të largohen nga Gaza për në Egjipt. 110 persona me pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha një zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/11Një burrë i plagosur qëndron shtrirë brenda një autoambulance në pikën kufitare Rafah më 1 nëntor 2023.
Pas pothuajse tri javë rrethim, palestinezët e parë u lejuan të largohen nga Gaza për në Egjipt. 110 persona me pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha një zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha të mërkurën se ambasadori i sapoemëruar amerikan në Izrael, Jack Lew, shumë shpejt do të shkojë në Lindjen e Mesme për të “mbështetur përpjekjet e SHBA-së për të krijuar kushte për pauzë humanitare me qëllim që të adresohen kushtet e përkeqësuara humanitare me të cilat po përballen civilët palestinezë”.
Të mërkurën mbrëma, Biden ishte duke folur në një tubim në Mineapolis, kur një grua bërtiti: “Zoti President, nëse ta ndien për popullin hebre, unë po iu kërkoj që të bëni thirrje për armëpushim”.
Pjesëmarrja e presidentit në këtë tubim zgjedhor shtyu mbi 1.000 persona që të organizonin një protestë në këtë qytet të cilët bën thirrje për armëpushim në Gazë.
Biden tha se kupton emocionet që kanë nxitur qytetarët të protestojnë. Ai tha se pauza “nënkupton që të jepet kohë që të burgosurit të dalin jashtë”. Më pas, Shtëpia e Bardhë sqaroi se Biden e kishte fjalën për pengjet dhe ndihmën humanitare.
Që nga 7 tetori, në Izrael janë vrarë mbi 1.400 persona – shumica civilë – nga sulmet e Hamasit, ndërkaq nga sulmet hakmarrëse izraelite në Gazë janë vrarë mbi 8.500 persona.