Përfaqësuesi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i bllokut evropian, Josep Borrell, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të ulin tensionet, duke shtuar se dhuna në veri të Kosovës është “e papranueshme”.
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian i bëri këto komente para një takimi të ministrave të Jashtëm të bllokut që po mbahet në Bruksel, teksa u kërkoi palëve që t’i kthehen dialogut.
“Ata duhet t’i kthehen dialogut. Ata duhet ta tejkalojnë këtë tendencë të konfliktit në rrugë, krijimin e bllokadave. Kjo nuk është mënyra se si kërkohet marrëveshja. Kjo nuk është mënyra se si zhvillohen bisedimet. Kjo nuk është mënyra se si kërkohet zgjidhja, se si kërkohet normalizimi i raporteve përmes procesit në të cilin ata janë angazhuar”, tha Borrell.
Ditëve të fundit, tensionet në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe janë rritur, me serbët që kanë ngritur barrikada dhe me Policinë e Kosovës që ka shtuar prezencën e saj në këtë pjesë të shtetit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka qenë cak i disa sulmeve, teksa edhe misioni i BE-së në Kosovë për sundim të ligjit, EULEX, ka raportuar se është sulmuar me shok bombë në fshatin Rudarë të Zveçanit.
*Video: Bllokadat në veri të Kosovës
Serbët nisën ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës më 10 dhjetor, pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq. Kosova argumenton se ai qëndron pas sulmeve ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Por, Borrell tha se bllokimi i rrugëve, si kundërpërgjigje ndaj arrestimit të ish-policit serb, është i papranueshëm.
“Unë e di se të dyja palët janë të gatshme që të ulin tensionet dhe fuqishëm ftoj të dyja palët që ta bëjnë këtë. Por, në këtë rast, unë kam qenë në kontakt me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa i dërguari i posaçëm [i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav] Lajçak, ka qenë në kontakt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kjo prishje e rendit publik dhe kjo dhunë është e papranueshme”, tha ai.
Dita e tretë e barrikadave në veri
1/12Rrugët në fshatin Rudarë vazhdojnë të jenë të bllokuara.
Për të tretën ditë me radhë, në veri të Kosovës disa rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara. Kamionë të rëndë dhe mjete të tjera vazhdojnë të bllokojnë rrugën në fshatin Rudarë, në Zveçan. Që nga 10 dhjetori, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, që autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
2/12Serbët lokalë kanë vendosur shirita para barrikadave në Rudarë të Zveçanit.
Për të tretën ditë me radhë, në veri të Kosovës disa rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara. Kamionë të rëndë dhe mjete të tjera vazhdojnë të bllokojnë rrugën në fshatin Rudarë, në Zveçan. Që nga 10 dhjetori, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, që autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
3/12Rruga që kalon nëpër Rudarë çon për në pikën kufitare të Jarinjës, që lidh Kosovën dhe Serbinë.
Për të tretën ditë me radhë, në veri të Kosovës disa rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara. Kamionë të rëndë dhe mjete të tjera vazhdojnë të bllokojnë rrugën në fshatin Rudarë, në Zveçan. Që nga 10 dhjetori, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, që autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
4/12Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që të largohen barrikadat dhe kanë dënuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, që kanë ndodhur ditëve të fundit.
Për të tretën ditë me radhë, në veri të Kosovës disa rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara. Kamionë të rëndë dhe mjete të tjera vazhdojnë të bllokojnë rrugën në fshatin Rudarë, në Zveçan. Që nga 10 dhjetori, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, që autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
5/12Për shkak të rritjes së tensioneve, autoritetet në Kosovë kanë mbyllur përkohësisht dy pikëkalimet kufitare në veri, Jarinjë dhe Bërnjak.
Për të tretën ditë me radhë, në veri të Kosovës disa rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara. Kamionë të rëndë dhe mjete të tjera vazhdojnë të bllokojnë rrugën në fshatin Rudarë, në Zveçan. Që nga 10 dhjetori, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, që autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
6/12Serbët lokalë nisën vendosjen e barrikadave pasditen e 10 dhjetorit, pas arrestimit të Dejan Pantiqit, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Për të tretën ditë me radhë, në veri të Kosovës disa rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara. Kamionë të rëndë dhe mjete të tjera vazhdojnë të bllokojnë rrugën në fshatin Rudarë, në Zveçan. Që nga 10 dhjetori, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, që autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
7/12Në barrikadat në Rudarë po përdoren edhe kamionët, që janë donacion i Bashkimit Evropian.
Për të tretën ditë me radhë, në veri të Kosovës disa rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara. Kamionë të rëndë dhe mjete të tjera vazhdojnë të bllokojnë rrugën në fshatin Rudarë, në Zveçan. Që nga 10 dhjetori, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, që autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
8/12Një kamion tjetër, donacion i BE-së, shihet në barrikadat në veri.
Për të tretën ditë me radhë, në veri të Kosovës disa rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara. Kamionë të rëndë dhe mjete të tjera vazhdojnë të bllokojnë rrugën në fshatin Rudarë, në Zveçan. Që nga 10 dhjetori, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, që autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
9/12Autoritetet në Kosovë kanë thënë se Dejan Pantiq ka organizuar "sulmin terrorist" të 6 dhjetorit ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok.
Për të tretën ditë me radhë, në veri të Kosovës disa rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara. Kamionë të rëndë dhe mjete të tjera vazhdojnë të bllokojnë rrugën në fshatin Rudarë, në Zveçan. Që nga 10 dhjetori, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, që autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
10/12Bllokada ka edhe në fshatin Zupç të Zubin Potokut.
Për të tretën ditë me radhë, në veri të Kosovës disa rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara. Kamionë të rëndë dhe mjete të tjera vazhdojnë të bllokojnë rrugën në fshatin Rudarë, në Zveçan. Që nga 10 dhjetori, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, që autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
11/12Serbët lokalë në Zupç kanë vendosur kamionë për të bllokuar rrugët.
Për të tretën ditë me radhë, në veri të Kosovës disa rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara. Kamionë të rëndë dhe mjete të tjera vazhdojnë të bllokojnë rrugën në fshatin Rudarë, në Zveçan. Që nga 10 dhjetori, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, që autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
12/12Rruga që kalon nëpër fshatin Zupç çon drejt pikëkalimit kufitar në Bërnjak.
Për të tretën ditë me radhë, në veri të Kosovës disa rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara. Kamionë të rëndë dhe mjete të tjera vazhdojnë të bllokojnë rrugën në fshatin Rudarë, në Zveçan. Që nga 10 dhjetori, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, që autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Previous slide
Next slide
Për shkak të rritjes së tensioneve, Policia e Kosovës ka mbyllur përkohësisht dy pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.
Po ashtu, autoritetet kanë shtyrë për në prill mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri, që ishin paraparë të mbaheshin më 18 dhjetor.
Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Zveçani dhe Leposaviqi janë pa kryetarë që nga nëntori, pasi ata - që bashku me policët serbë dhe punëtorët e sistemit të drejtësisë në veri - dhanë dorëheqje për shkak të një vendimi të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe.