Ndërlidhjet

Këshilli i Evropës kritikon Holandën për kushtet e refugjatëve


 Flamujt para selisë së Këshillit të Evropës në Strasburg të Francës.
Flamujt para selisë së Këshillit të Evropës në Strasburg të Francës.

Situata me të cilën përballen azilkërkuesit në Holandë ka qenë prej kohësh e papranueshme dhe është përkeqësuar gjatë muajve të fundit.

Kështu shkroi komisionerja për të drejtat e njeriut e Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviq, në një letër drejtuar qeverisë holandeze të premten.

Duke iu referuar veçanërisht qendrës së regjistrimit të refugjatëve Ter Apel, ku qindra refugjatë kanë fjetur jashtë, Mijatoviç shkroi se situata aktuale "duket se nuk arrin as standardet minimale" të përcaktuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ajo shprehu shqetësimin për vonesat në ofrimin e duhur të strehimit dhe i kërkoi qeverisë holandeze "të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar qasje në strehim të përshtatshëm, ushqim, ujë të pijshëm dhe objekte sanitare, dhe të mbrojë në mënyrë efektive të drejtën për shëndetin e njerëzve në qendër."

Mijatoviç shprehu gjithashtu shqetësimin për atë që ajo i ka cilësuar si "ndryshime të forta në trajtimin që u ipet ukrainasve" me atë të kombësive të tjera.

“Trajtimi diskriminues duhet të parandalohet”, tha ajo.

Ajo vuri në dukje vdekjen e një foshnjeje 3-muajshe në Ter Apel më shumë se një javë më parë, duke përshëndetur një hetim në vazhdim për shkakun.

Autoritetet holandeze në Hagë thanë të premten se asnjë akt kriminal nuk ka ndodhur, por zyrtarët shëndetësorë po vazhdojnë hetimet e tyre.

Një javë më parë, Qeveria holandeze njoftoi që do të alokojë fonde shtesë për strehimin e refugjatëve

Këshilli i Evropës monitoron të drejtat e njeriut në 46 vendet e tij anëtare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG