Kabllot ajrore mbulojnë rrugët e Prishtinës sikur rrjetë merimange
Pjesë të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, vazhdojnë të përballen me problemin e kabllove ajrore të shërbimeve, të cilat shtrihen në mënyrë të çrregullt mbi rrugë e ndërtesa. Ato i japin pamje të shëmtuar lagjeve e mbase rrisin rrezikun për sigurinë publike.
1
Kabllo të shumta ajrore të vendosura në mënyrë kaotike pranë ndërtesave të banimit në lagjen "Dodona" në Prishtinë.
Infrastruktura e rrjetit të komunikimeve dhe energjisë ka qenë kaotive prej vitesh në kryeqytet, edhe pse ka lagje që kanë filluar t'i heqin shtyllat dhe të kalojnë në rrjet nëntokësor.
Infrastruktura e rrjetit të komunikimeve dhe energjisë ka qenë kaotive prej vitesh në kryeqytet, edhe pse ka lagje që kanë filluar t'i heqin shtyllat dhe të kalojnë në rrjet nëntokësor.
2
Një person kalon me trotinet pranë një shtylle e cila mëzi mban telat e rrymës dhe kabllot e telefonike dhe të internetit në lagjen "Vellusha" në kryeqytet.
3
Një shtyllë betoni e vendosur mes dy ndërtesave për shpërndarjen e kabllove të rrymës, internetit, telefonisë dhe për vendosjen e kamerave të sigurisë, në lagjen "Vellusha".
4
Kabllo të komunikimit dhe tela të rrymës të bëra lëmsh në një shtyllë betoni në një rrugë të kryeqytetit.