Kabllot ajrore mbulojnë rrugët e Prishtinës sikur rrjetë merimange
Pjesë të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, vazhdojnë të përballen me problemin e kabllove ajrore të shërbimeve, të cilat shtrihen në mënyrë të çrregullt mbi rrugë e ndërtesa. Ato i japin pamje të shëmtuar lagjeve e mbase rrisin rrezikun për sigurinë publike.
5
Kjo fotografi ta jep një përshtypje se si do të ishte të shikosh lart nëse ndodhësh pranë kësaj ndërtese në rrugën "Gustav Meyer" në lagjen "Dodona".
6
Qytetarë dhe automjete lëvizin në një rrugë të mbuluar me kabllo në lagjen "Vellusha" në kryeqytet.
7
Një shtyllë e mbingarkuar nga tela të rrymës dhe kabllo të tjera të komunikimit në lagjen "Vellusha".
8
Kabllot e komunikimeve dhe telat e rrymës të lëshuara poshtë nga mbingarkesa e një shtylle që i mban në lagjen "Dodona".