Ndërlidhjet

Kamala Harris mes dy figurave për të zgjedhur kandidatin për nënpresident

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris.

Kandidatja e demokratëve për presidente të Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris e ka ngushtuar në dy emra listën se kë të zgjedhë për të garuar në pozitën e nënpresidentit, në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve Reuters, Harris do të zgjedhë në mes të guvernatorit të Pensilvanisë, Josh Shapiro apo atij të Minesotas, Tim Walz.

Harris, nënpresidente e Shteteve të Bashkuara, pritet të bëjë të ditur emrin të martën, para se të bëjë daljen e parë publike me kandidatin për nënpresident, në një organizim të Universitetit Temple në Filadelfia.

Ai organizim do të shënojë nisjen e një tuneu pesëditor në shtatë shtete të ndryshme amerikane, me qëllim të rritjes së mbështetjes para zgjedhjeve presidenciale.

Zgjedhja e kandidatit për biletë presidenciale është ndër vendimet më të rëndësishme në karrierën politike të Harrisit, teksa ajo tenton të mposhtë kandidatin e republikanëve, ish-presidentin, Donald Trump dhe senatorin amerikan, J.D. Vance, të përzgjedhur prej Trumpit si kandidat për nënpresident.

Nëpërmjet fotografive: Jeta e Kamala Harrisit

Kamala Harris duke qeshur pas konfirmimit të kandidaturës së saj për nënpresidente, në qytetin e saj të lindjes, Oakland, në Kaliforni, më 2019.

Harris, 59 vjeçe, është gruaja e parë me ngjyrë që ka shërbyer si kryeprokurore e Kalifornisë, aziatikojugorja-amerikania e parë dhe afro-amerikania e dytë që është zgjedhur në Senatin amerikan, dhe gruaja e parë, afro-amerikanja e parë dhe aziatiko-amerikanja e parë nënpresidente e Shteteve të Bashkuara.
1/17 Kamala Harris duke qeshur pas konfirmimit të kandidaturës së saj për nënpresidente, në qytetin e saj të lindjes, Oakland, në Kaliforni, më 2019.

Harris, 59 vjeçe, është gruaja e parë me ngjyrë që ka shërbyer si kryeprokurore e Kalifornisë, aziatikojugorja-amerikania e parë dhe afro-amerikania e dytë që është zgjedhur në Senatin amerikan, dhe gruaja e parë, afro-amerikanja e parë dhe aziatiko-amerikanja e parë nënpresidente e Shteteve të Bashkuara.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.

Harris, vajzë e një nëne indiane dhe e një babai xhamaikan, kujtoi prindërit e saj përmes një postimi në Instagram, më herët këtë vit.

“Nëna ime, Dr. Shyamala Gopalan, kishte dy qëllime në jetë: ta shëronte kancerin në gji dhe të na rriste, mua dhe motrën time. Ajo më mungon çdo ditë, dhe e kujtoj tërë kohën. Jam shumë krenare që jam vajza e saj. Urima Dita e Nënës”.

2/17

Më 17 shkurt 2011, presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama (në mes), duke përshëndetur ngrohtësisht kryeprokuroren e Kalifornisë, Harris (majtas), teksa zëvendësguvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom (i dyti nga e majta), dhe kryetari i San Franciskos, Edwin Lee (djathtas), shikonin.

Harris nisi karrierën e saj si prokurore qarku në San Francisko, ku shërbeu nga viti 2004 deri më 2011, para se të emërohej kryeprokurore e Kalifornisë.
3/17 Më 17 shkurt 2011, presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama (në mes), duke përshëndetur ngrohtësisht kryeprokuroren e Kalifornisë, Harris (majtas), teksa zëvendësguvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom (i dyti nga e majta), dhe kryetari i San Franciskos, Edwin Lee (djathtas), shikonin.

Harris nisi karrierën e saj si prokurore qarku në San Francisko, ku shërbeu nga viti 2004 deri më 2011, para se të emërohej kryeprokurore e Kalifornisë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
Sa ishte kryeprokurore e Kalifornisë (2011-2017), Harris u përqendrua mbi çështje si reforma në drejtësinë penale, kriza e hipotekave, mbrojtja e mjedisit, dhe barazia gjinore.
4/17 Sa ishte kryeprokurore e Kalifornisë (2011-2017), Harris u përqendrua mbi çështje si reforma në drejtësinë penale, kriza e hipotekave, mbrojtja e mjedisit, dhe barazia gjinore.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
Harris tërhoqi vëmendje kombëtare sa ishte kryeprokurore, kur mbajti fjalim në Kuvendin Kombëtar të Demokratëve në Sharlot, Karolinë e Veriut, më 5 shtator 2012. Zgjedhja e saj si folëse vuri në pah rritjen e ndikimit të saj brenda partisë dhe potencialin e saj si udhëheqëse e ardhshme brenda Partisë Demokratike.
5/17 Harris tërhoqi vëmendje kombëtare sa ishte kryeprokurore, kur mbajti fjalim në Kuvendin Kombëtar të Demokratëve në Sharlot, Karolinë e Veriut, më 5 shtator 2012. Zgjedhja e saj si folëse vuri në pah rritjen e ndikimit të saj brenda partisë dhe potencialin e saj si udhëheqëse e ardhshme brenda Partisë Demokratike.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
Harris duke përshëndetur pjesëmarrësit në Paradën e Krenarisë në San Francisko, më 30 qershor 2013.

Mbështetëse e zëshme e komunitetit LGBT, Harris paraqiti një mendim pranë Gjykatës Supreme të SHBA-së, duke argumentuar se Propozimi 8 (një propozim i paraqitur në referendum dhe i miratuar më 2008, që ndalonte martesën mes gjinisë së njëjtë) duhej të shfuqizohej. Veprimet e saj kontribuuan në hedhjen poshtë nga Gjykata Supreme të apelit mbi baza procedurale më 2013, duke legalizuar praktikisht martesën mes gjinisë së njëjtë në Kaliforni.
6/17 Harris duke përshëndetur pjesëmarrësit në Paradën e Krenarisë në San Francisko, më 30 qershor 2013.

Mbështetëse e zëshme e komunitetit LGBT, Harris paraqiti një mendim pranë Gjykatës Supreme të SHBA-së, duke argumentuar se Propozimi 8 (një propozim i paraqitur në referendum dhe i miratuar më 2008, që ndalonte martesën mes gjinisë së njëjtë) duhej të shfuqizohej. Veprimet e saj kontribuuan në hedhjen poshtë nga Gjykata Supreme të apelit mbi baza procedurale më 2013, duke legalizuar praktikisht martesën mes gjinisë së njëjtë në Kaliforni.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
Atëherë kryeprokurori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Holder (në mes), i shoqëruar nga Harris (majtas), asokohe kryeprokurore e Kalifornisë, teksa fliste para të diplomuarve nga programi Alternativat ndaj Dënimeve, në Gjykatën amerikane të Qarkut në Los Anxhelos, Kaliforni, më 24 tetor 2014.
7/17 Atëherë kryeprokurori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Holder (në mes), i shoqëruar nga Harris (majtas), asokohe kryeprokurore e Kalifornisë, teksa fliste para të diplomuarve nga programi Alternativat ndaj Dënimeve, në Gjykatën amerikane të Qarkut në Los Anxhelos, Kaliforni, më 24 tetor 2014.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
E njohur për pyetjet e saj të mprehta gjatë seancave në Senat, senatorja e atëhershme nga Kalifornia (2017-2021) e bombardoi me pyetje kandidatin e propozuar nga presidenti Donald Trump për gjyqtar të Gjykatës Supreme, Brett Kavanaugh, gjatë seancës së shtatorit të 2018-tës, në Komisionin për Drejtësi të Senatit, për konfirmimin e tij në vend të gjyqtarit të pensionuar, Anthony Kennedy.

Kavanaugh u konfirmua në Gjykatën Surpreme si gjyqtar i asociuar, më 6 tetor, me 50 vota për, dhe 48 kundër.
8/17 E njohur për pyetjet e saj të mprehta gjatë seancave në Senat, senatorja e atëhershme nga Kalifornia (2017-2021) e bombardoi me pyetje kandidatin e propozuar nga presidenti Donald Trump për gjyqtar të Gjykatës Supreme, Brett Kavanaugh, gjatë seancës së shtatorit të 2018-tës, në Komisionin për Drejtësi të Senatit, për konfirmimin e tij në vend të gjyqtarit të pensionuar, Anthony Kennedy.

Kavanaugh u konfirmua në Gjykatën Surpreme si gjyqtar i asociuar, më 6 tetor, me 50 vota për, dhe 48 kundër.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
Harris, e fotografuar me senatorin Cory Booker (demokrat nga Nju Xhersi), në një seancë të Komisionit për Drejtësi të Senatit, më 16 qershor 2020, ishte përkrahëse e fuqishme e reformës gjithëpërfshirëse në polici, pas vrasjes së George Floydit dhe protestave mbarëkombëtare kundër brutalitetit policor.
9/17 Harris, e fotografuar me senatorin Cory Booker (demokrat nga Nju Xhersi), në një seancë të Komisionit për Drejtësi të Senatit, më 16 qershor 2020, ishte përkrahëse e fuqishme e reformës gjithëpërfshirëse në polici, pas vrasjes së George Floydit dhe protestave mbarëkombëtare kundër brutalitetit policor.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
Ish-nënpresidenti Joe Biden (majtas) duke u sfiduar nga asokohe senatorja Harris për kundërshtimet e dikurshme të tij ndaj masave për përfundimin e ndarjes racore në shkolla, në vitet e ’70-ta.

“Ka qenë një vajzë e vogël nga Kalifornia, e cila ishte në klasë të dytë në një shkollë të integruar publike, dhe ajo shkonte në shkollë me autobus çdo ditë. Ajo vajzë e vogël isha unë”.
10/17 Ish-nënpresidenti Joe Biden (majtas) duke u sfiduar nga asokohe senatorja Harris për kundërshtimet e dikurshme të tij ndaj masave për përfundimin e ndarjes racore në shkolla, në vitet e ’70-ta.

“Ka qenë një vajzë e vogël nga Kalifornia, e cila ishte në klasë të dytë në një shkollë të integruar publike, dhe ajo shkonte në shkollë me autobus çdo ditë. Ajo vajzë e vogël isha unë”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
Harris, e fotografuar me Bidenin, pasi të dytë pranuan nominimin e demokratëve në Miluaki, Uiskonsin, më 20 gusht, për të përfaqësuar partinë e tyre si kandidatët për president, përkatësisht nënpresidente, në zgjedhjet e vitit 2020.
11/17 Harris, e fotografuar me Bidenin, pasi të dytë pranuan nominimin e demokratëve në Miluaki, Uiskonsin, më 20 gusht, për të përfaqësuar partinë e tyre si kandidatët për president, përkatësisht nënpresidente, në zgjedhjet e vitit 2020.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
Harris, e fotografuar me Bidenin gjatë fushatës zgjedhore, në shkollën e lartë Alexis Dupont, në Uilmington, Delauer, në gushtin e 2020-tës. Kjo ishte paraqitja e tyre e parë e përbashkët, pasi Biden e zgjodhi atë për të garuar së bashku në zgjedhje.
12/17 Harris, e fotografuar me Bidenin gjatë fushatës zgjedhore, në shkollën e lartë Alexis Dupont, në Uilmington, Delauer, në gushtin e 2020-tës. Kjo ishte paraqitja e tyre e parë e përbashkët, pasi Biden e zgjodhi atë për të garuar së bashku në zgjedhje.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
Një vajzë qëndron pranë pikturave të presidentit të zgjedhur, Biden, dhe nënpresidentes së zgjedhur, Harris, të ekspozuara në një rrugë në Mumbai, Indi, më 8 nëntor 2020.

Përveç se është nënpresidentja e parë afrikano-amerikane, Harris u bë, po ashtu, nënpresidentja e parë aziatiko-amerikane.
13/17 Një vajzë qëndron pranë pikturave të presidentit të zgjedhur, Biden, dhe nënpresidentes së zgjedhur, Harris, të ekspozuara në një rrugë në Mumbai, Indi, më 8 nëntor 2020.

Përveç se është nënpresidentja e parë afrikano-amerikane, Harris u bë, po ashtu, nënpresidentja e parë aziatiko-amerikane.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
Harris duke bërë betimin si nënpresidente e SHBA-së, teksa bashkëshorti i saj, Doug Emhoff, mbante një Bibël gjatë inaugurimit të Bidenit si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, para ndërtesës së Kongresit amerikan, në Uashington, më 20 janar 2021.
14/17 Harris duke bërë betimin si nënpresidente e SHBA-së, teksa bashkëshorti i saj, Doug Emhoff, mbante një Bibël gjatë inaugurimit të Bidenit si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, para ndërtesës së Kongresit amerikan, në Uashington, më 20 janar 2021.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
Harris (majtas) dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi, duke mbajtur një flamur ukrainas me nënshkrime, të cilin e kishte sjellë nga Bahmuti presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë fjalimit të tij në Kongresin amerikan, më 21 dhjetor 2022.
15/17 Harris (majtas) dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi, duke mbajtur një flamur ukrainas me nënshkrime, të cilin e kishte sjellë nga Bahmuti presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë fjalimit të tij në Kongresin amerikan, më 21 dhjetor 2022.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
Harris duke duartrokitur teksa kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson (republikan nga Luiziana) dëgjonte Bidenin duke mbajtur fjalimin e tij të përvitshëm si president para Kongresit, më 7 mars 2024.
16/17 Harris duke duartrokitur teksa kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson (republikan nga Luiziana) dëgjonte Bidenin duke mbajtur fjalimin e tij të përvitshëm si president para Kongresit, më 7 mars 2024.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
Harris duke përqafuar Bidenin pas një fjalimi për përkujdesjen shëndetësore, në Karolinën e Veriut, më 26 mars 2024. Harris ka dalë më në pah pas paraqitjes së dobët të Bidenit në një debat televiziv me Trumpin.
17/17 Harris duke përqafuar Bidenin pas një fjalimi për përkujdesjen shëndetësore, në Karolinën e Veriut, më 26 mars 2024. Harris ka dalë më në pah pas paraqitjes së dobët të Bidenit në një debat televiziv me Trumpin.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
Previous slide
Next slide

Shapiro, 51 vjeç, është yll në rritje në parti dhe ka mbështetje të konsiderueshme në Pensilvani, shtet kyç për fitoren e një kandidati në zgjedhje.

Nëse Harris e zgjedh atë, Shapiro do të mund të bëhet hebreu i parë si nënpresident amerikan, derisa Harris synon të bëhet gruaja e parë me ngjyrë në pozitën e presidentes së SHBA-së.

Walz, 60-vjeçar, ish-anëtar i Gardës Ushtarake Kombëtare, dhe ish-mësues, e ka rritur secilën herë e më shumë emrin e tij në parti dhe së fundmi njihet për kritikat që ua ka bërë Trumpit dhe Vances.

Kandidatët do ta marrin vesh të hënën në mbrëmje apo të martën në mëngjes së kë e ka zgjedhur Harris.

Ajo i ka nisur kërkimet rreth kandidatit për nënpresident vetëm dy javë më parë, pasi presidenti aktual, Joe Biden është tërhequr nga gara dhe e ka mbështetur nënpresidenten për të vazhduar përpara.

XS
SM
MD
LG