Ndërlidhjet

Parlamenti Evropian kërkon ndihmë për familjet e punëtorëve të vdekur në Katar

Parlamenti Evropian.
Parlamenti Evropian.

Parlamenti Evropian miratoi të enjten, më 24 nëntor, një rezolutë për gjendjen e të drejtave të njeriut në Katar, në të cilën vlerësohet se zgjedhja e këtij vendi për organizimin e Botërorit në futboll është përcjellë me akuza bindëse për korrupsion.

Në rezolutë, Parlamenti Evropian shprehu keqardhjen e tij për “vdekjen e mijëra punëtorëve migrantë në Katar”, kryesisht punëtorë ndërtimi, të cilët ndërtuan objektet për Kampionatin Botëror të Futbollit, si dhe për të gjithë ata që u lënduan.

Gjithashtu, me synimin për të mbrojtur sportistët dhe tifozët, vlerësohet se organizimi i ngjarjeve sportive ndërkombëtare nuk duhet t’u jepet vendeve ku shkelen të drejtat themelore të njeriut dhe ku mbizotëron dhuna gjinore.

Është vlerësuar se në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) ka korrupsion “të shfrenuar, sistematik dhe të rrënjosur thellë”.

Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian shprehën keqardhjen e tyre që ndarja e organizimit të Kupës së Botës në Katar, në vitin 2010, nuk ishte transparente dhe me vlerësim të pasojave të dëmshme.

Është theksuar se FIFA ka dëmtuar rëndë reputacionin dhe integritetin e futbollit botëror, njoftoi Parlamenti Evropian.

Parlamenti Evropian vlerësoi gjithashtu se autoritetet e Katarit duhet të kryejnë një hetim të plotë për vdekjen e punëtorëve migrantë dhe të kompensojnë familjet e tyre, në rast se kanë pësuar për shkak të kushteve të punës.

Siç u tha, FIFA gjithashtu duhet të kontribuojë edhe në një program gjithëpërfshirës për përmirësimin e pozitës së familjeve të punëtorëve, si kompensim për kushtet, të cilave iu nënshtruan ata.

Rezoluta shpreh gjithashtu keqardhje për pozitën e komunitetit LGBT në Katar, anëtarët e të cilit, sipas ligjit vendor, në çdo kohë mund të paraburgosen deri në gjashtë muaj, pa asnjë aktakuzë apo gjykim.

Një numër përfaqësuesish në Parlamentin Evropian, të enjten mbajtën shirita me mbishkrimin “Një dashuri” (“One Love”), pasi disa futbollistë në Katar hoqën dorë nga një gjë e tillë, nën presionin e FIFA-s.

Qeveria e Katarit nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për të komentuar këtë, raporton Reuters.

FIFA ka paralajmëruar më herët skuadrat se lojtarët e tyre do të marrin kartonë të verdhë përpara ndeshjeve, nëse kapitenët mbajnë shirita me fjalët “Një dashuri”, të cilat ajo nuk i miratoi.

Shtatë ekipet kombëtare evropiane që synonin që në ndeshjet në Katar të mbanin shiritin e kapitenit me ngjyra të ylberit, thanë se ishin të përgatitur të paguanin gjoba për këtë, por nuk mund të merrnin mbi vete rrezikun e kartonëve të verdhë për lojtarët e tyre.

Ankesat për organizimin e Kampionatit Botëror të Futbollit në Katar filluan 12 vjet më parë kur FIFA , përmes votimit të fshehtë, vendosi t’ia jepte organizimin një shteti të vogël me naftë, thekson The Wall Street Journal.

Hapja e Kampionatit Botëror të Futbollit përmes fotografive

Në këtë fotografi valltarët performojnë gjatë ceremonisë së hapjes.
1/8 Në këtë fotografi valltarët performojnë gjatë ceremonisë së hapjes.
Kampionati botëror 2022, i cili mbahet në Katar, nisi më 20 nëntor dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor. Tetë stadiume janë bërë gati për ballafaqimet e ekipeve në Botërorin e sivjetmë.
Ceremonia e hapjes Kupa e Botës 2022, përpara ndeshjes së parë të Grupit A midis Katarit dhe Ekuadorit.
2/8 Ceremonia e hapjes Kupa e Botës 2022, përpara ndeshjes së parë të Grupit A midis Katarit dhe Ekuadorit.
Kampionati botëror 2022, i cili mbahet në Katar, nisi më 20 nëntor dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor. Tetë stadiume janë bërë gati për ballafaqimet e ekipeve në Botërorin e sivjetmë.
Në Kupën e Botës do të garojnë 32 ekipe, ku ekipet do të ndahen në tetë grupe me nga katër konkurrentë.

3/8 Në Kupën e Botës do të garojnë 32 ekipe, ku ekipet do të ndahen në tetë grupe me nga katër konkurrentë.

Kampionati botëror 2022, i cili mbahet në Katar, nisi më 20 nëntor dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor. Tetë stadiume janë bërë gati për ballafaqimet e ekipeve në Botërorin e sivjetmë.
Tetë stadiume janë bërë gati për ballafaqimet e ekipeve në Botërorin e sivjetmë. Të gjitha stadiumet ndodhen brenda një rrezeje prej 40 km nga qendra e kryeqytetit Doha.
4/8 Tetë stadiume janë bërë gati për ballafaqimet e ekipeve në Botërorin e sivjetmë. Të gjitha stadiumet ndodhen brenda një rrezeje prej 40 km nga qendra e kryeqytetit Doha.
Kampionati botëror 2022, i cili mbahet në Katar, nisi më 20 nëntor dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor. Tetë stadiume janë bërë gati për ballafaqimet e ekipeve në Botërorin e sivjetmë.
Fishekzjarre para fillimi të ndeshjes midis Katarit dhe Ekuadorit në stadiumin Al-Bayt në Al Khor, në veri të Dohas.
5/8 Fishekzjarre para fillimi të ndeshjes midis Katarit dhe Ekuadorit në stadiumin Al-Bayt në Al Khor, në veri të Dohas.
Kampionati botëror 2022, i cili mbahet në Katar, nisi më 20 nëntor dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor. Tetë stadiume janë bërë gati për ballafaqimet e ekipeve në Botërorin e sivjetmë.
Me 80.000 vende, Stadiumi Ikonik i Lusailit është më i madhi prej tetë stadiumeve të Botërorit në Katar.

6/8 Me 80.000 vende, Stadiumi Ikonik i Lusailit është më i madhi prej tetë stadiumeve të Botërorit në Katar.

Kampionati botëror 2022, i cili mbahet në Katar, nisi më 20 nëntor dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor. Tetë stadiume janë bërë gati për ballafaqimet e ekipeve në Botërorin e sivjetmë.
Në fazën e grupeve, secili prej 32 ekipeve do t’i zhvillojë nga tri ndeshje. Ndeshja e fundit e fazës së grupeve do të luhet më 2 dhjetor.
7/8 Në fazën e grupeve, secili prej 32 ekipeve do t’i zhvillojë nga tri ndeshje. Ndeshja e fundit e fazës së grupeve do të luhet më 2 dhjetor.
Kampionati botëror 2022, i cili mbahet në Katar, nisi më 20 nëntor dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor. Tetë stadiume janë bërë gati për ballafaqimet e ekipeve në Botërorin e sivjetmë.
Finalja e Kupës së Botës do të mbahet të dielën, më 18 dhjetor në stadiumin ikonik të Lusailit.

8/8 Finalja e Kupës së Botës do të mbahet të dielën, më 18 dhjetor në stadiumin ikonik të Lusailit.

Kampionati botëror 2022, i cili mbahet në Katar, nisi më 20 nëntor dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor. Tetë stadiume janë bërë gati për ballafaqimet e ekipeve në Botërorin e sivjetmë.
Previous slide
Next slide

Në shkurt të vitit 2021, gazeta The Guardian raportoi se 6.500 punëtorë migrantë nga India, Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe Shri Lanka kishin vdekur në Katar që kur u vendos që ky vend të jetë nikoqir i Kampionatit Botëror të Futbollit.

Kjo e dhënë bazohet në shifrat e dhëna nga ambasadat e vendeve në Katar.

Megjithatë, Qeveria e Katarit tha se numri i përgjithshëm ishte i pasaktë, sepse të gjitha rastet e evidentuara të vdekjes, nuk kanë të bëjnë me njerëzit që punonin në projekte të lidhura me Kampionatin Botëror.

Kritikët, në mesin e të cilëve janë tifozët, lojtarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, theksuan se për shkak të trajtimit të punëtorëve migrantë dhe ndalimit të homoseksualitetit në Katar, vendi konservator nuk është i përshtatshëm për ardhjen e më shumë se një milion tifozëve nga e gjithë bota.

XS
SM
MD
LG