Katër persona të vdekur nga zjarret pyjore në Turqi

Një banore turke duke shikuar flakët afër një zone pyjore në lindje të Antalisë. Turqi, 29 korrik, 2021.
Numri i të vdekurve nga zjarret pyjore në brigjet jugore të Turqisë ka arritur në katër, ndërkohë që zjarrfikësit po luftojnë me flakët për të tretën ditë me radhë.
Të premten është raportuar për evakuim të dhjetëra fshatrave dhe disa hoteleve.
Më shumë se 60 zjarre janë përhapur në 17 provinca në brigjet e Egjeut dhe Mesdheut në Turqi, kanë thënë zyrtarët.
Zyrtarët janë zotuar se do të mbajnë përgjegjës ata që kanë nisur këto zjarre.
Fshatrat dhe disa hotele janë evakuuar në zonat me shumë turistë.
Minstri për Pyje, Bekir Pakdemirli, ka thënë se zjarret janë ende duke u ndezur në rajonin e Antalisë dhe provincën Mugla.
“Ne kemi shpresuar se do të ndalim disa zjarre në këtë mëngjes mirëpo nuk mund të them se i kemi nën kontroll”, ka thënë ai.
Zjarret kanë nisur edhe në rajon, meqë për 40 të tilla është raportuar në Greqi, në 24 orët e fundit.
Fryma përhap zjarr shkatërrues në Turqi
1/14Një burrë 82-vjeçar është gjetur i vdekur, gjatë evakuimit të distriktit të Kepezbelenit, 16 kilometra në verilindje të Manavgatit.
Një zjarr pyjor ka shkaktuar viktima dhe ka lënë disa persona të ngujuar, teksa ka shkrumbuar një pjesë të Turqisë jugore, dy ditë rresht. Moti i nxehtë dhe erërat e fuqishme kanë ndihmuar në përhapjen e zjarrit përreth qytetit të Manavgatit, rreth 75 kilometra në lindje të qytetit të Antalias, dhe fshatrave të afërta.
(Përgatiti: Trim Haliti)
2/14Të paktën dhjetë persona kanë ngelur të ngujuar afër digës së Oimapinarit, ka bërë të ditur ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë.
Një zjarr pyjor ka shkaktuar viktima dhe ka lënë disa persona të ngujuar, teksa ka shkrumbuar një pjesë të Turqisë jugore, dy ditë rresht. Moti i nxehtë dhe erërat e fuqishme kanë ndihmuar në përhapjen e zjarrit përreth qytetit të Manavgatit, rreth 75 kilometra në lindje të qytetit të Antalias, dhe fshatrave të afërta.
(Përgatiti: Trim Haliti)
3/14Autoritetet turke kanë evakuuar 18 fshatra dhe distrikte në Antalia.
Një zjarr pyjor ka shkaktuar viktima dhe ka lënë disa persona të ngujuar, teksa ka shkrumbuar një pjesë të Turqisë jugore, dy ditë rresht. Moti i nxehtë dhe erërat e fuqishme kanë ndihmuar në përhapjen e zjarrit përreth qytetit të Manavgatit, rreth 75 kilometra në lindje të qytetit të Antalias, dhe fshatrave të afërta.
(Përgatiti: Trim Haliti)
4/14Gjashtëmbëdhjetë fshatra janë evakuuar në provincat e afërta të Adanasë dhe Mersinit.
Një zjarr pyjor ka shkaktuar viktima dhe ka lënë disa persona të ngujuar, teksa ka shkrumbuar një pjesë të Turqisë jugore, dy ditë rresht. Moti i nxehtë dhe erërat e fuqishme kanë ndihmuar në përhapjen e zjarrit përreth qytetit të Manavgatit, rreth 75 kilometra në lindje të qytetit të Antalias, dhe fshatrave të afërta.
(Përgatiti: Trim Haliti)
5/14Zjarret kanë djegur shumë shtëpi, teksa zjarrfikësit, me ndihmën e helikopterëve, janë përpjekur t’i shuajnë flakët.
Një zjarr pyjor ka shkaktuar viktima dhe ka lënë disa persona të ngujuar, teksa ka shkrumbuar një pjesë të Turqisë jugore, dy ditë rresht. Moti i nxehtë dhe erërat e fuqishme kanë ndihmuar në përhapjen e zjarrit përreth qytetit të Manavgatit, rreth 75 kilometra në lindje të qytetit të Antalias, dhe fshatrave të afërta.
(Përgatiti: Trim Haliti)
6/14Flakët e përhapura nga erërat e fuqishme kanë shkatërruar edhe shumë automjete.
Një zjarr pyjor ka shkaktuar viktima dhe ka lënë disa persona të ngujuar, teksa ka shkrumbuar një pjesë të Turqisë jugore, dy ditë rresht. Moti i nxehtë dhe erërat e fuqishme kanë ndihmuar në përhapjen e zjarrit përreth qytetit të Manavgatit, rreth 75 kilometra në lindje të qytetit të Antalias, dhe fshatrave të afërta.
(Përgatiti: Trim Haliti)
7/14Edhe kafshët kanë pësuar nga zjarri i egër.
Një zjarr pyjor ka shkaktuar viktima dhe ka lënë disa persona të ngujuar, teksa ka shkrumbuar një pjesë të Turqisë jugore, dy ditë rresht. Moti i nxehtë dhe erërat e fuqishme kanë ndihmuar në përhapjen e zjarrit përreth qytetit të Manavgatit, rreth 75 kilometra në lindje të qytetit të Antalias, dhe fshatrave të afërta.
(Përgatiti: Trim Haliti)
8/14Autoritetet turke kanë thënë se është herët të përcaktohet shkalla e dëmeve.
Një zjarr pyjor ka shkaktuar viktima dhe ka lënë disa persona të ngujuar, teksa ka shkrumbuar një pjesë të Turqisë jugore, dy ditë rresht. Moti i nxehtë dhe erërat e fuqishme kanë ndihmuar në përhapjen e zjarrit përreth qytetit të Manavgatit, rreth 75 kilometra në lindje të qytetit të Antalias, dhe fshatrave të afërta.
(Përgatiti: Trim Haliti)
9/14Prefekti i Manavgatit ka thënë se shkatërrim si ky s’është parë kurrë më herët atje.
Një zjarr pyjor ka shkaktuar viktima dhe ka lënë disa persona të ngujuar, teksa ka shkrumbuar një pjesë të Turqisë jugore, dy ditë rresht. Moti i nxehtë dhe erërat e fuqishme kanë ndihmuar në përhapjen e zjarrit përreth qytetit të Manavgatit, rreth 75 kilometra në lindje të qytetit të Antalias, dhe fshatrave të afërta.
(Përgatiti: Trim Haliti)
10/14Sipas prefektit të Antalias, zjarri ka filluar në katër pika të ndryshme.
Një zjarr pyjor ka shkaktuar viktima dhe ka lënë disa persona të ngujuar, teksa ka shkrumbuar një pjesë të Turqisë jugore, dy ditë rresht. Moti i nxehtë dhe erërat e fuqishme kanë ndihmuar në përhapjen e zjarrit përreth qytetit të Manavgatit, rreth 75 kilometra në lindje të qytetit të Antalias, dhe fshatrave të afërta.
(Përgatiti: Trim Haliti)
11/14Autoritetet turke kanë thënë se tani për tani nuk mund të thuhet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin e egër.
Një zjarr pyjor ka shkaktuar viktima dhe ka lënë disa persona të ngujuar, teksa ka shkrumbuar një pjesë të Turqisë jugore, dy ditë rresht. Moti i nxehtë dhe erërat e fuqishme kanë ndihmuar në përhapjen e zjarrit përreth qytetit të Manavgatit, rreth 75 kilometra në lindje të qytetit të Antalias, dhe fshatrave të afërta.
(Përgatiti: Trim Haliti)
12/14Antalia, destinacion i popullarizuar për turistët e huaj dhe ata vendës, njihet për nxehtësinë përcëlluese të verës.
Një zjarr pyjor ka shkaktuar viktima dhe ka lënë disa persona të ngujuar, teksa ka shkrumbuar një pjesë të Turqisë jugore, dy ditë rresht. Moti i nxehtë dhe erërat e fuqishme kanë ndihmuar në përhapjen e zjarrit përreth qytetit të Manavgatit, rreth 75 kilometra në lindje të qytetit të Antalias, dhe fshatrave të afërta.
(Përgatiti: Trim Haliti)
13/14Turqia ka angazhuar një avion, 19 helikopterë, 108 automjete dhe 400 zjarrfikës për të luftuar zjarret.
Një zjarr pyjor ka shkaktuar viktima dhe ka lënë disa persona të ngujuar, teksa ka shkrumbuar një pjesë të Turqisë jugore, dy ditë rresht. Moti i nxehtë dhe erërat e fuqishme kanë ndihmuar në përhapjen e zjarrit përreth qytetit të Manavgatit, rreth 75 kilometra në lindje të qytetit të Antalias, dhe fshatrave të afërta.
(Përgatiti: Trim Haliti)
14/14Zjarri, që ka ndodhur teksa Turqia po ballafaqohet me një varg katastrofash të shkaktuara nga kushtet e motit ekstrem në javët e fundit, ka djegur shumë gjallesa të natyrës.
Një zjarr pyjor ka shkaktuar viktima dhe ka lënë disa persona të ngujuar, teksa ka shkrumbuar një pjesë të Turqisë jugore, dy ditë rresht. Moti i nxehtë dhe erërat e fuqishme kanë ndihmuar në përhapjen e zjarrit përreth qytetit të Manavgatit, rreth 75 kilometra në lindje të qytetit të Antalias, dhe fshatrave të afërta.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide
Autoritetet greke kanë thënë se ato janë nxitur nga temperaturat e larta dhe erërat.
Disa zjarre në veri të Athinës, është raportur të kenë dëmtuar dhjetëra shtëpi, para se të viheshin nën kontroll.
Zjarre janë raportuar edhe në Liban këtë javë, duke lënë të vdekur të paktën një zjarrfikës.