Ndërlidhjet

Klerikët fetarë kërkojnë të respektohet mendimi ndryshe

Pamje prej xhamisë Mustafa Pasha në Shkup. Fotografi nga arkivi.
Pamje prej xhamisë Mustafa Pasha në Shkup. Fotografi nga arkivi.

“Respektimi i mendimit ndryshe mbetet një nga shtyllat thelbësore të besimit në Islam”, thekson për Radion Evropa e Lirë myftiu i qytetit të Shkupit, Qenan Ismaili, duke rikujtuar se gjuha e përdorur në publik kërkon përgjegjësi dhe maturi.

Këto thirrje vjen në kohën e ashpërsimit të retorikës në mes të kundërshtarëve politikë që janë futur në garë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 prill dhe ata parlamentare më 8 maj të këtij viti.

Myftiu i Shkupit Qenan Ismaili, thotë se festa e Fitër Bajramit, vjen pas agjërimit që do të thotë pastrim, prandaj është shumë me rëndësi për çdo besimtar që të ruajë pastërtinë e gjuhës.

“Ajo që e ngre pozicionin njeri nuk është ajo se ai flet, por ajo sa bukur flet. Në këtë drejtim edhe vetë libri hyjnor, Kurani famëlartë ka ajete që na flasin se si duhet të flasim, komunikojmë me njerëzit. Këtë po e themi pikërisht në kohën që ka filluar fushata zgjedhore kur njerëzit për të marrë disa pikë më tepër, nuk janë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për thyerjen e zemrës së njeriut”.

“Ne kaluam një muaj të Ramazanit duke bërë thirrje se njerëzit nuk guxojnë të thyejnë zemrat e njerëzve për të pasur agjërim të pranuar. Sot themi se jemi në ditën festive dhe nuk guxojmë të thyejmë zemrat e të tjerëve me fjalë të ashpra ... dhe kjo duhet të vazhdojë edhe më tutje, pasi në të kundërtën do të hidhëronim krijuesin e gjithësisë”, vlerëson myftiu Ismaili.

Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin

Në Kosovë, ceremonia kryesore e faljes së Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
1/10 Në Kosovë, ceremonia kryesore e faljes së Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, miliona myslimanë në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin.
Në mesazhin e urimit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, tha se “të gjithë besimtarët i gëzohen kësaj feste, ngase vjen pas një sakrifice të madhe”. “Është një manifestim falënderimi për Zotin, pas agjërimit të muajit të bekuar të Ramazanit”, tha Tërnava.
2/10 Në mesazhin e urimit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, tha se “të gjithë besimtarët i gëzohen kësaj feste, ngase vjen pas një sakrifice të madhe”. “Është një manifestim falënderimi për Zotin, pas agjërimit të muajit të bekuar të Ramazanit”, tha Tërnava.
Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, miliona myslimanë në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin.
Gjatë 30 ditëve të Ramazanit, myslimanëve u kërkohet të agjërojnë, të tregojnë mirësi dhe durim, si dhe t’i forcojnë marrëdhëniet e tyre me Zotin.
3/10 Gjatë 30 ditëve të Ramazanit, myslimanëve u kërkohet të agjërojnë, të tregojnë mirësi dhe durim, si dhe t’i forcojnë marrëdhëniet e tyre me Zotin.
Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, miliona myslimanë në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin.
Fitër Bajrami që pason, zgjat tri ditë.
4/10 Fitër Bajrami që pason, zgjat tri ditë.
Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, miliona myslimanë në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin.
Një besimtar në Xhaminë e Madhe në Prishtinë duke falur Fitër Bajramin.
5/10 Një besimtar në Xhaminë e Madhe në Prishtinë duke falur Fitër Bajramin.
Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, miliona myslimanë në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin.
Fitër Bajrami është një periudhë kur familjet dhe miqtë mblidhen së bashku dhe ndajnë vakte të mëdha.
6/10 Fitër Bajrami është një periudhë kur familjet dhe miqtë mblidhen së bashku dhe ndajnë vakte të mëdha.
Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, miliona myslimanë në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin.
Është gjithashtu e zakonshme që fëmijët të fitojnë para ose dhurata të vogla nga më të moshuarit.
7/10 Është gjithashtu e zakonshme që fëmijët të fitojnë para ose dhurata të vogla nga më të moshuarit.
Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, miliona myslimanë në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin.
Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami, i cili shënohet dy muaj e dhjetë ditë pas të parit, janë festat më të rëndësishme në besimin islam.
8/10 Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami, i cili shënohet dy muaj e dhjetë ditë pas të parit, janë festat më të rëndësishme në besimin islam.
Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, miliona myslimanë në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin.
Islami është feja e dytë më e madhe në Evropë, pas krishterimit.
9/10 Islami është feja e dytë më e madhe në Evropë, pas krishterimit.
Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, miliona myslimanë në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin.
Besimtarët duke falur Fitër Bajramin në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
10/10 Besimtarët duke falur Fitër Bajramin në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, miliona myslimanë në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin.
Previous slide
Next slide

Prifti Boban Mitevski i ka thënë Radios Evropa e Lirë se qytetarët në këto troje kanë pasur kulturë dëgjimi, që paraqet themelet e tolerancës fetare dhe asaj etnike.

Ai thekson se për të mbetet e pakuptimtë mungesa e kulturës politike për të dëgjuar kundërshtarët politikë.

Duke kujtuar se edhe pak javë festohen Pashkët Ortodokse, Mitevski thekson se shoqëria në Maqedoninë e Veriut duhet të rikthejë atë vlerë që e ka pasur, atë të dëgjimit të mendimit të tjetrit.

“Ne sot sikur kemi frikë të dëgjojmë mendimin e palës tjetër, veçanërisht kur ai mendim nuk është në përputhje me atë që mendojmë ... mendimin ndryshe e cilësojmë menjëherë si armiqësor, ose si diçka që synon të na ndryshojë bindjet”.

“Përkundrazi, ne si shoqëri duhet të mësojmë të dëgjojmë palën tjetër, pasi në këtë mënyrë para së gjithash ne ndihmojmë veten. Vetëm duke dëgjuar qëndrimet më ndryshe në fund, pas sublimimit të tyre, mund të sillen vendimet e duhura dhe ky virtyt u nevojitet udhëheqësve politikë” deklaron Mitevski.

Kandidatët për president të shtetit, gjatë nënshkrimit të Kodeksit për zgjedhje të ndershme dhe demokratike, u zotuan ditë më parë se nuk do të përdorin gjuhë të urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore, duke u shprehur pro atmosferës pozitive.

“Nuk do të përdorin gjuhë të urrejtjes dhe nuk do të kryejnë asnjë diskriminim dhe përçmim të bazuar në gjini, përmes veprimeve dhe aktiviteteve të tyre do të marrin pjesë në forcimin e vlerave themelore të demokracisë dhe do të kontribuojnë në ndërtimin e besimit në sistemin zgjedhor”, thuhet në tekstin e Kodeksit zgjedhor.

Por, nga Instituti për Studime të Komunikimit, që tashmë disa muaj me radhë monitoron ueb faqet e partive politike në rrjete sociale, thonë se duket qartë se me afrimin e datës së zgjedhjeve është ashpërsuar dukshëm edhe narracioni mes mbështetësve të njërit apo tjetrit tabor, ndërkohë që vetë kandidatët për president dhe ata për pozitën e deputetit përpiqen të jenë më të përmbajtur kur bëhet fjalë për fjalorin denigrues, megjithëse në shumicën e rasteve nuk ia dalin.

XS
SM
MD
LG