Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
08:24 6.3.2022

Mbretëria e Bashkuar thotë se Rusia po synon civilët në Ukrainë

Inteligjenca ushtarake britanike tha të dielën se forcat ruse po synojnë zonat e populluara në Ukrainë, por se forca e rezistencës po ngadalëson përparimin rus.

“Shkalla dhe forca e rezistencës ukrainase vazhdojnë tA befasojnë Rusinë”, tha inteligjenca ushtarake britanike.

“Rusia është përgjigjur duke synuar zonat e populluara në shumë vende, duke përfshirë Harkivin dhe Mariupolin. Rusia ka përdorur më parë taktika të ngjashme në Çeçeni në vitin 1999 dhe në Siri në vitin 2016”, tha inteligjenca ushtarake britanike.

Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur se po synon zonat civile.

08:17 6.3.2022

Visa dhe Mastercard pezullojnë punën në Rusi

Gjigantët amerikanë të pagesave Visa dhe Mastercard kanë njoftuar se kanë pezulluar punën në Rusi, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Visa tha në një deklaratë se do të ndërpresë transaksionet “gjatë ditëve në vijim” dhe si rrjedhojë kartelat e lëshuara në Rusi nuk do të funksionojnë jashtë vendit, si dhe kartelat e huaja të lëshuara në Rusi.

Alfred Kelly, kryetar dhe shef ekzekutiv i kompanisë së pagesave dixhitale me bazë në SHBA, tha se janë të detyruar të veprojnë këtë mënyrë, pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.

“Na vjen keq për ndikimin që kjo do të ketë te kolegët tanë të çmuar dhe te klientët, partnerët, tregtarët dhe mbajtësit e kartave që u shërbejmë në Rusi. Kjo luftë dhe kërcënimi i vazhdueshëm ndaj paqes dhe stabilitetit kërkon që ne të përgjigjemi në përputhje me vlerat tona”, tha ai.

Po ashtu edhe Mastercard lëshoi një njoftim të ngjashëm, duke deklaruar se kartat e lëshuara nga bankat ruse nuk do të mbështeten më nga rrjeti i saj.

Për më shumë lexoni këtu.

08:02 6.3.2022

Radio Evropa e Lirë pezullon punën në Rusi

Radio Evropa e Lirë (REL) ka pezulluar punën e saj në Rusi. Sipas një deklarate, REL njoftoi se gazetat e saj në Rusi po përballeshin me presion të madh të policisë.

“Me keqardhjen më të thellë njoftojmë pezullimin e punës tonë fizike në Moskë. Ky nuk është një vendim që Radio Evropa e Lirë e ka marrë vetë, por është një vendim që na është detyruar nga sulmi i regjimit të Vladimir Putinit mbi të vërtetën”, tha Jamie Fly, president dhe drejtor i përgjithshëm i Radios Evropa e Lirë.

Organizata do të vazhdojë të përpiqet të arrijë audiencën ruse duke përdorur “çdo platformë të mundshme”, shtoi ai.

Disa organizata mediatike, përfshirë BBC-në, janë detyruar të pezullojnë përkohësisht punën e gazetarëve të tyre në Rusi në përgjigje të një ligji të ri që kërcënon të burgos këdo që qeveria mendon se ka përhapur lajme “të rreme” për forcat e armatosura.

07:38 6.3.2022

Lufta në Ukrainë rrit dëshirën në Finlandë për t’iu bashkuar NATO-s

Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar frikë në shumicën e shteteve fqinje të saj - nga shtetet baltike deri në Moldavi.

Finlanda teorikisht duhet të jetë e sigurt, pasi historikisht ka qenë neutrale.

Ashtu si vendet tjera skandinave, përveç Suedisë, në Finlandë më herët nuk ka pasur diskonim për tu bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

Por, së fundi, kur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse paralajmëroi Finlandën dhe Suedinë në mënyrë eksplicite se çdo lëvizje drejt NATO-s mund të kishte pasoja ushtarake, njerëzit në të dy vendet u tronditën.

Që atëherë, avionët luftarakë rusë kanë hyrë në mënyrë të hapur në hapësirën ajrore suedeze.

Nëse të qenit neutral nuk mjafton për tu mbrojtur kundër Rusisë, qytetarët në Finlandë e Suedi thonë se ndoshta nëse do të bashkoheshin me NATO-n do ta kishin mbrojtjen që u nevojitet.

Kjo paraqet një ndryshim të madh të qëndrimeve. Në Finlandë, veçanërisht, marrëdhëniet me Rusinë mendoheshin të ishin mjaft të mira, por pushtimi i Ukrainës ka ndryshuar gjithçka.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG