Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
10:47 8.3.2022

Pamje nga qyteti Lviv i Ukrainës, më 8 mars, 2022

Refugjatët që ikin nga lufta në Ukrainë presin me orë të tëra për të marrë trenin drejt Polonisë, raportojnë korrespondentët në terren.

Lviv, Ukrainë
Lviv, Ukrainë

10:23 8.3.2022

Rusia kërcënon me ndalimin e gazit të saj në Evropë

Rusia tha se mund të mbyllë tubacionin e saj kryesor të gazit në Gjermani, nëse Perëndimi ndalon naftën ruse.

Zëvendëskryeministri Alexander Novak tha se “refuzimi i naftës ruse do të çonte në pasoja katastrofike për tregun global”, duke bërë që çmimet të dyfishohen në 300 dollarë për fuçi.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë duke shqyrtuar ndalimin e mundshëm të naftës ruse, si masë ndëshkuese për Rusinë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Por, Gjermania dhe Holanda e hodhën poshtë planin të hënën.

Logo e Gazprom-it, kompanisë shtetërore ruse të gazit.
Logo e Gazprom-it, kompanisë shtetërore ruse të gazit.

Bashkimi Evropian merr rreth 40% të gazit dhe 30% të naftës nga Rusia dhe nuk ka zëvendësues të lehtë nëse furnizimet ndërpriten.

Në një fjalim në televizionin shtetëror rus, Novak tha se “do të jetë e pamundur të gjendet shpejt një zëvendësues për naftën ruse në tregun evropian”.

“Do të duhen vite dhe do të jetë akoma shumë më e shtrenjtë për konsumatorët evropianë. Ata do të dëmtohen më së keqi nga ky skenar”, tha ai.

Për më shumë, lexoni këtu.

09:59 8.3.2022

Numri i refugjatëve ukrainas do të kalojë 2 milionë “sot” ose “nesër”

Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët tha se pret që numri i njerëzve që ikin nga lufta në Ukrainë, të arrijë shpejt në dy milionë.

“Unë mendoj se do ta kalojmë shifrën prej 2 milionësh sot, ose ndoshta më së voni nesër”, tha Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi.

Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar të hënën se numri i të zhvendosurve ukrainas ka kaluar 1.7 milion.

Roja Kufitare Polake tha sot se rreth 1.2 milion prej tyre kanë hyrë në Poloni.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka paralajmëruar se Evropa duhet të përgatitet për miliona të zhvendosur nga Ukraina.

Refugjatë ukrainas në Poloni.
Refugjatë ukrainas në Poloni.

09:43 8.3.2022

Zelensky në ballinën e revistës New Yorker

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është zgjedhur për ballinën e numrit të fundit të revistës amerikane, New Yorker.

Ilustrimi e paraqet Zelenskyn duke qëndruar i vetëm para një sfondi shpërthimesh.

Ai është i veshur me rroba ushtarake dhe mban flamurin e Ukrainës lart, ndërsa është i kthyer nga perëndimi.

Revista tha se ilustrimi i ballinës quhet “Qëndrueshmëri”.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG