Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
12:51 14.3.2022

12:39 14.3.2022

Kremlini mohon se i ka kërkuar ndihmë Kinës

Rusia nuk i ka kërkuar Kinës ndihmë ushtarake për aksionet e saj në Ukrainë, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Sipas tij, Rusia “ka ka fuqi të mjaftueshme ushtarake për të përmbushur të gjitha synimet e saj në Ukrainë, në kohë dhe plotësisht”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Zyrtarë të paidentifikuar u thanë mediave të shumta amerikane se Rusia i kërkoi Kinës pajisje ushtarake, përfshirë dronë.

Kjo bëri që SHBA-ja ta paralajmërojë Pekinin se do të përballet me “pasoja” të ashpra nëse mbështet Moskën.

Por, Kina po ashtu e mohoi kërkesën ruse, duke i cilësuar pohimet e zyrtarëve amerikanë si “dezinformata”.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze e akuzoi Uashingtonin për përhapje të gënjeshtrave “dashakeqe” rreth rolit të Kinës në luftë.

12:17 14.3.2022

Në foto: Brenda bisedimeve për paqe midis Ukrainës dhe Rusisë

Një nga negociatorët e Kievit ndau në Twitter një fotografi nga bisedimet që po zhvillohen midis Ukrainës dhe Rusisë, me qëllim ndaljen e konfliktit.

Rundi i katërt i bisedimeve po zhvillohet përmes video-konferencës.

Zyrtari ukrainas, Mykhailo Podolyak, tha se të dyja palët i kanë paraqitur tani pozicionet e tyre.

Më herët, ai tha se bisedimet do të fokusohen në vendosjen e armëpushimit në Ukrainë, tërheqjen e trupave ruse dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën.

12:10 14.3.2022

Vdiq shtatzëna që u plagos në maternitetin në Mariupol

Një grua shtatzënë, e plagosur nga bombardimet ruse në një maternitet në qytetin e Mariupolit, raportohet të ketë vdekur së bashku me foshnjën e saj.

Sulmi ndodhi të mërkurën e kaluar, kur u vranë edhe së paku tre persona të tjerë.

Pas sulmit, gruaja u dërgua në një spital tjetër.

Foshnja e saj lindi me prerje cezariane, por nuk dha shenja jete, thanë mjekët ukrainas për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Pak kohë më vonë, sipas tyre, vdiq edhe nëna.

Mjekët thanë se nuk kanë pasur kohë ta merrnin emrin e gruas, përpara se burri dhe babai i saj të vinin për të marrë trupin e saj.

Në këtë fotogaleri mund të shihni pasojat e sulmit rus në spitalin e lindjes në Mariupol, më 9 mars:

Pasojat e sulmit rus ndaj spitalit të lindjes në Mariupol

Kjo fotografi, e nxjerrë nga një video e publikuar nga Këshilli i Qytetit të Mariupolit, shfaq pasojat e sulmit rus ndaj spitalit të lindjes, më 9 mars.
1/15 Kjo fotografi, e nxjerrë nga një video e publikuar nga Këshilli i Qytetit të Mariupolit, shfaq pasojat e sulmit rus ndaj spitalit të lindjes, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Punonjës të shërbimit të urgjencës dhe vullnetarë duke bartur një grua të lënduar shtatzënë, pas bombardimit rus të spitalit të lindjes në Mariupiol, më 9 mars.
2/15 Punonjës të shërbimit të urgjencës dhe vullnetarë duke bartur një grua të lënduar shtatzënë, pas bombardimit rus të spitalit të lindjes në Mariupiol, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një grua duke qëndruar para spitalit të lindjes, që u sulmua nga avionët rusë, në Mariupol, më 9 mars.
3/15 Një grua duke qëndruar para spitalit të lindjes, që u sulmua nga avionët rusë, në Mariupol, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një burrë shihet i përgjakur pas bombardimeve ruse në Mariupol, më 9 mars.
4/15 Një burrë shihet i përgjakur pas bombardimeve ruse në Mariupol, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Njerëz duke lëvizur pranë objektit të spitalit të lindjes në Mariupol, pas sulmit ajror të kryer nga Rusia, më 9 mars.
5/15 Njerëz duke lëvizur pranë objektit të spitalit të lindjes në Mariupol, pas sulmit ajror të kryer nga Rusia, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Disa automjete dhe një ndërtesë spitali shihen të shkatërruara nga sulmi ajror rus, në Mariupol, më 9 mars.
6/15 Disa automjete dhe një ndërtesë spitali shihen të shkatërruara nga sulmi ajror rus, në Mariupol, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Tym i zi shihet duke u ngritur në ajër, pasi një sulm rus shkatërroi spitalin e lindjes në qytet-portin e rrethuar të Mariupolit, më 9 mars.
7/15 Tym i zi shihet duke u ngritur në ajër, pasi një sulm rus shkatërroi spitalin e lindjes në qytet-portin e rrethuar të Mariupolit, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Kjo fotografi shfaq rrënojat e spitalit të shkatërruar të fëmijëve në Mariupol, pas sulmit rus, më 9 mars.
8/15 Kjo fotografi shfaq rrënojat e spitalit të shkatërruar të fëmijëve në Mariupol, pas sulmit rus, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një grua duke ecur mes rrënojave, pas sulmit rus ndaj spitalit të fëmijëve në Mariupol, më 9 mars.
9/15 Një grua duke ecur mes rrënojave, pas sulmit rus ndaj spitalit të fëmijëve në Mariupol, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një grua e lënduar shtatzënë duke zbritur shkallët, në një ndërtesë të shkatërruar të spitalit të lindjes, pas sulmeve ruse, në Mariupol, më 9 mars.
10/15 Një grua e lënduar shtatzënë duke zbritur shkallët, në një ndërtesë të shkatërruar të spitalit të lindjes, pas sulmeve ruse, në Mariupol, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Fotografi që shfaq dëmet e shkaktuara nga sulmi rus ndaj spitalit të Mariupolit, më 9 mars.
11/15 Fotografi që shfaq dëmet e shkaktuara nga sulmi rus ndaj spitalit të Mariupolit, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një punonjëse shëndetësore duke ecur brenda spitalit të bombarduar të lindjes, në Mariupol, më 9 mars.
12/15 Një punonjëse shëndetësore duke ecur brenda spitalit të bombarduar të lindjes, në Mariupol, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Pjesëtarë të ushtrisë së Ukrainës dhe punonjës të urgjencës duke punuar në vendin e bombarduar nga forcat ruse, pranë objektit të spitalit të lindjes në Mariupol, më 9 mars.
13/15 Pjesëtarë të ushtrisë së Ukrainës dhe punonjës të urgjencës duke punuar në vendin e bombarduar nga forcat ruse, pranë objektit të spitalit të lindjes në Mariupol, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Objekti i spitalit të lindjes dhe disa vetura shihen të shkatërruara, pas sulmit rus në Mariupol, më 9 mars.
14/15 Objekti i spitalit të lindjes dhe disa vetura shihen të shkatërruara, pas sulmit rus në Mariupol, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një grua, e përgjakur, shihet duke ecur pranë ndërtesës së shkatërruar të spitalit të fëmijëve, në Mariupol, më 9 mars.
15/15 Një grua, e përgjakur, shihet duke ecur pranë ndërtesës së shkatërruar të spitalit të fëmijëve, në Mariupol, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG