Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
17:42 14.3.2022

Në luftë me flakët

Dita e 19-të e luftës në Ukrainë, përmes fotografive.

Në luftë me flakët

Pjesëtarë të Shërbimit Shtetëror Emergjent të Ukrainës largojnë një të moshuar, ndërsa shuajnë zjarrin nga bombardimet në një ndërtesë në periferi të Kievit më 14 mars.
1/17 Pjesëtarë të Shërbimit Shtetëror Emergjent të Ukrainës largojnë një të moshuar, ndërsa shuajnë zjarrin nga bombardimet në një ndërtesë në periferi të Kievit më 14 mars.
Në ditën e nëntëmbëdhjetë të luftës në Ukrainë, Radio Evropa e Lirë ju sjell, të përmbledhur në një fotogaleri, punën e pjesëtarëve të Shërbimit Shtetëror Emergjent të Ukrainës gjatë ndërhyrjeve për të shuar zjarret si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme nga ana e ushtrisë ruse dhe ofrimit të ndihmës për civilët.
Derisa predhat ruse vazhdojnë të godasin ndërtesat në Ukrainë, zjarrfikësit ukrainas shihen duke intervenuar në periferi të Kievit më 14 mars 2022.
2/17 Derisa predhat ruse vazhdojnë të godasin ndërtesat në Ukrainë, zjarrfikësit ukrainas shihen duke intervenuar në periferi të Kievit më 14 mars 2022.
Në ditën e nëntëmbëdhjetë të luftës në Ukrainë, Radio Evropa e Lirë ju sjell, të përmbledhur në një fotogaleri, punën e pjesëtarëve të Shërbimit Shtetëror Emergjent të Ukrainës gjatë ndërhyrjeve për të shuar zjarret si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme nga ana e ushtrisë ruse dhe ofrimit të ndihmës për civilët.
Një zjarrfikës i dorëzon macen pronarit të saj pasi e shpëtoi atë nga shtëpia e tij që u godit nga një predhë, ndërsa sulmet ruse ndaj Ukrainës po vazhdojnë në rrethin Obolon në Kiev, Ukrainë, 14 mars 2022.
3/17 Një zjarrfikës i dorëzon macen pronarit të saj pasi e shpëtoi atë nga shtëpia e tij që u godit nga një predhë, ndërsa sulmet ruse ndaj Ukrainës po vazhdojnë në rrethin Obolon në Kiev, Ukrainë, 14 mars 2022.
Në ditën e nëntëmbëdhjetë të luftës në Ukrainë, Radio Evropa e Lirë ju sjell, të përmbledhur në një fotogaleri, punën e pjesëtarëve të Shërbimit Shtetëror Emergjent të Ukrainës gjatë ndërhyrjeve për të shuar zjarret si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme nga ana e ushtrisë ruse dhe ofrimit të ndihmës për civilët.
Zjarrfikësit pas ndërhyrjes, shikojnë një ndërtesë banimi që u godit nga një predhë, ndërsa sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës po vazhdojnë, rrethi Obolon në Kiev, Ukrainë, 14 mars 2022.
4/17 Zjarrfikësit pas ndërhyrjes, shikojnë një ndërtesë banimi që u godit nga një predhë, ndërsa sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës po vazhdojnë, rrethi Obolon në Kiev, Ukrainë, 14 mars 2022.
Në ditën e nëntëmbëdhjetë të luftës në Ukrainë, Radio Evropa e Lirë ju sjell, të përmbledhur në një fotogaleri, punën e pjesëtarëve të Shërbimit Shtetëror Emergjent të Ukrainës gjatë ndërhyrjeve për të shuar zjarret si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme nga ana e ushtrisë ruse dhe ofrimit të ndihmës për civilët.
Zjarrfikësit duke shuar zjarrin në një shtëpi pas granatimeve në periferi të Kievit, më 12 mars 2022.<br />
<br />
&nbsp;
5/17 Zjarrfikësit duke shuar zjarrin në një shtëpi pas granatimeve në periferi të Kievit, më 12 mars 2022.

 
Në ditën e nëntëmbëdhjetë të luftës në Ukrainë, Radio Evropa e Lirë ju sjell, të përmbledhur në një fotogaleri, punën e pjesëtarëve të Shërbimit Shtetëror Emergjent të Ukrainës gjatë ndërhyrjeve për të shuar zjarret si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme nga ana e ushtrisë ruse dhe ofrimit të ndihmës për civilët.
Zjarrfikësit ndihmojnë një grua të largohet nga shtëpia e dëmtuar nga granatimet në Mariupol, Ukrainë, të enjten, më 10 mars 2022.
6/17 Zjarrfikësit ndihmojnë një grua të largohet nga shtëpia e dëmtuar nga granatimet në Mariupol, Ukrainë, të enjten, më 10 mars 2022.
Në ditën e nëntëmbëdhjetë të luftës në Ukrainë, Radio Evropa e Lirë ju sjell, të përmbledhur në një fotogaleri, punën e pjesëtarëve të Shërbimit Shtetëror Emergjent të Ukrainës gjatë ndërhyrjeve për të shuar zjarret si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme nga ana e ushtrisë ruse dhe ofrimit të ndihmës për civilët.
Përpjekjet e zjarrfikësve për të shuar zjarrin nga predhat ruse në një ndërtesë banimi në Çernihiv, Ukrainë 3 mars 2022.
7/17 Përpjekjet e zjarrfikësve për të shuar zjarrin nga predhat ruse në një ndërtesë banimi në Çernihiv, Ukrainë 3 mars 2022.
Në ditën e nëntëmbëdhjetë të luftës në Ukrainë, Radio Evropa e Lirë ju sjell, të përmbledhur në një fotogaleri, punën e pjesëtarëve të Shërbimit Shtetëror Emergjent të Ukrainës gjatë ndërhyrjeve për të shuar zjarret si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme nga ana e ushtrisë ruse dhe ofrimit të ndihmës për civilët.
Puna e zjarrfikësve për të shuar zjarrin në një ndërtesë të bombarduar në Çernihiv, Ukrainë, më 3 mars 2022&nbsp;
8/17 Puna e zjarrfikësve për të shuar zjarrin në një ndërtesë të bombarduar në Çernihiv, Ukrainë, më 3 mars 2022 
Në ditën e nëntëmbëdhjetë të luftës në Ukrainë, Radio Evropa e Lirë ju sjell, të përmbledhur në një fotogaleri, punën e pjesëtarëve të Shërbimit Shtetëror Emergjent të Ukrainës gjatë ndërhyrjeve për të shuar zjarret si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme nga ana e ushtrisë ruse dhe ofrimit të ndihmës për civilët.
Zjarrfikësit shuajnë zjarrin në një ndërtesë të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës pas një sulmi me raketa në Harkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, të mërkurën, 2 mars 2022.
9/17 Zjarrfikësit shuajnë zjarrin në një ndërtesë të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës pas një sulmi me raketa në Harkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, të mërkurën, 2 mars 2022.
Në ditën e nëntëmbëdhjetë të luftës në Ukrainë, Radio Evropa e Lirë ju sjell, të përmbledhur në një fotogaleri, punën e pjesëtarëve të Shërbimit Shtetëror Emergjent të Ukrainës gjatë ndërhyrjeve për të shuar zjarret si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme nga ana e ushtrisë ruse dhe ofrimit të ndihmës për civilët.
Ndërhyrja e zjarrfikësve në ndërtesën e bombarduar të Universitetit Kombëtar të Harkivit më 2 mars 2022.&nbsp;&nbsp;
10/17 Ndërhyrja e zjarrfikësve në ndërtesën e bombarduar të Universitetit Kombëtar të Harkivit më 2 mars 2022.  
Në ditën e nëntëmbëdhjetë të luftës në Ukrainë, Radio Evropa e Lirë ju sjell, të përmbledhur në një fotogaleri, punën e pjesëtarëve të Shërbimit Shtetëror Emergjent të Ukrainës gjatë ndërhyrjeve për të shuar zjarret si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme nga ana e ushtrisë ruse dhe ofrimit të ndihmës për civilët.
Një zjarrfikës shihet duke ecur derisa një ndërtesë digjet pas një sulmi gjatë pushtimit rus të Ukrainës, në Zhitomir, 1 mars 2022.
11/17 Një zjarrfikës shihet duke ecur derisa një ndërtesë digjet pas një sulmi gjatë pushtimit rus të Ukrainës, në Zhitomir, 1 mars 2022.
Në ditën e nëntëmbëdhjetë të luftës në Ukrainë, Radio Evropa e Lirë ju sjell, të përmbledhur në një fotogaleri, punën e pjesëtarëve të Shërbimit Shtetëror Emergjent të Ukrainës gjatë ndërhyrjeve për të shuar zjarret si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme nga ana e ushtrisë ruse dhe ofrimit të ndihmës për civilët.
Zjarrfikësit duke shuar zjarrin në një ndërtesë të bombarduar nga forcat ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Çuguiv më 24 shkurt 2022.
12/17 Zjarrfikësit duke shuar zjarrin në një ndërtesë të bombarduar nga forcat ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Çuguiv më 24 shkurt 2022.
Në ditën e nëntëmbëdhjetë të luftës në Ukrainë, Radio Evropa e Lirë ju sjell, të përmbledhur në një fotogaleri, punën e pjesëtarëve të Shërbimit Shtetëror Emergjent të Ukrainës gjatë ndërhyrjeve për të shuar zjarret si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme nga ana e ushtrisë ruse dhe ofrimit të ndihmës për civilët.
Zjarrfikësit shuan zjarrin në një ndërtesë banimi të dëmtuar në rrugën Koshitsa, një periferi të kryeqytetit ukrainas Kiev, mëngjesin e 25 shkurtit 2022.
13/17 Zjarrfikësit shuan zjarrin në një ndërtesë banimi të dëmtuar në rrugën Koshitsa, një periferi të kryeqytetit ukrainas Kiev, mëngjesin e 25 shkurtit 2022.
Në ditën e nëntëmbëdhjetë të luftës në Ukrainë, Radio Evropa e Lirë ju sjell, të përmbledhur në një fotogaleri, punën e pjesëtarëve të Shërbimit Shtetëror Emergjent të Ukrainës gjatë ndërhyrjeve për të shuar zjarret si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme nga ana e ushtrisë ruse dhe ofrimit të ndihmës për civilët.
Ndërhyrja e zjarrfikësve në një ndërtese banimi të bombarduar nga Rusia në Kiev, Ukrainë, më 25 shkurt 2022.
14/17 Ndërhyrja e zjarrfikësve në një ndërtese banimi të bombarduar nga Rusia në Kiev, Ukrainë, më 25 shkurt 2022.
Në ditën e nëntëmbëdhjetë të luftës në Ukrainë, Radio Evropa e Lirë ju sjell, të përmbledhur në një fotogaleri, punën e pjesëtarëve të Shërbimit Shtetëror Emergjent të Ukrainës gjatë ndërhyrjeve për të shuar zjarret si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme nga ana e ushtrisë ruse dhe ofrimit të ndihmës për civilët.
Një zjarrfikës ukrainas ecën mes pjesëve të një avioni ushtarak të rrëzuar në Kiev, Ukrainë, të premten e 25 shkurtit 2022.
15/17 Një zjarrfikës ukrainas ecën mes pjesëve të një avioni ushtarak të rrëzuar në Kiev, Ukrainë, të premten e 25 shkurtit 2022.
Në ditën e nëntëmbëdhjetë të luftës në Ukrainë, Radio Evropa e Lirë ju sjell, të përmbledhur në një fotogaleri, punën e pjesëtarëve të Shërbimit Shtetëror Emergjent të Ukrainës gjatë ndërhyrjeve për të shuar zjarret si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme nga ana e ushtrisë ruse dhe ofrimit të ndihmës për civilët.
Zjarrfikësit shuan zjarrin në një bllok apartamentesh shumëkatëshe, që u godit nga bombardimet e fundit në Kiev më 26 shkurt 2022.
16/17 Zjarrfikësit shuan zjarrin në një bllok apartamentesh shumëkatëshe, që u godit nga bombardimet e fundit në Kiev më 26 shkurt 2022.
Në ditën e nëntëmbëdhjetë të luftës në Ukrainë, Radio Evropa e Lirë ju sjell, të përmbledhur në një fotogaleri, punën e pjesëtarëve të Shërbimit Shtetëror Emergjent të Ukrainës gjatë ndërhyrjeve për të shuar zjarret si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme nga ana e ushtrisë ruse dhe ofrimit të ndihmës për civilët.
Një zjarrfikës mes gërmadhash duke kërkuar për të mbijetuar nga bombardimet ruse, Kiev 26 shkurt 2022.&nbsp;&nbsp;
17/17 Një zjarrfikës mes gërmadhash duke kërkuar për të mbijetuar nga bombardimet ruse, Kiev 26 shkurt 2022.  
Në ditën e nëntëmbëdhjetë të luftës në Ukrainë, Radio Evropa e Lirë ju sjell, të përmbledhur në një fotogaleri, punën e pjesëtarëve të Shërbimit Shtetëror Emergjent të Ukrainës gjatë ndërhyrjeve për të shuar zjarret si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme nga ana e ushtrisë ruse dhe ofrimit të ndihmës për civilët.
Previous slide
Next slide

17:08 14.3.2022

OKB ndan edhe 40 milionë dollarë si ndihmë humanitare për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se ky institucion do të ndajë edhe 40 milionë dollarë si ndihmë humanitare për Ukrainën.

Duke folur nga Nju Jorku, ai ka thënë se fondet do të ndihmojnë për furnizime të ushqimit, ujit, ilaçeve dhe furnizimeve tjera në këtë shtet, si dhe ofrimin e parave të gatshme për ata që kanë nevojë.

Guterres ka paralajmëruar se ndonjë përshkallëzim i mëtejmë i luftës në Ukrainë – qoftë aksidental apo i qëllimshëm – kërcënon “gjithë njerëzimin”.

Duke e përshkruar vendimin e Rusisë për vendosjen e forcave bërthamore në gatishmëri të lartë si “zhvillim drithërues”, ai ka shtuar se ideja e konfliktit bërthamor – dikur diçka e “paimagjinueshme”, tani është kthyer në kufirin e të mundshmes.

Guterres ka bërë thirrje për “armëpushim” dhe “negociata serioze” të bazuara në Kartën e OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar.

16:58 14.3.2022

Ukraina bën thirrje për përjashtim “të menjëhershëm” të Rusisë nga Këshilli i Evropës

Ukraina ka kërkuar që Rusia të përjashtohet menjëherë nga Këshilli i Evropës, duke thënë se Moska nuk ka të drejtë të jetë anëtare e këtij trupi, pas pushtimit të fqinjës së saj.

“Ne u bëjmë thirrje të merrni vendim për përjashtim të menjëhershëm të Rusisë nga Këshilli i Evropës”, ka thënë kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, përmes video-linkut, duke shtuar se sulmi i Rusisë nënkupton që ajo “nuk mund të qëndrojë në familjen evropiane”.

16:43 14.3.2022

Borrell konfirmon paketë të re sanksionesh kundër Rusisë

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka konfirmuar se blloku evropian është i vendosur për një rund të katërt të sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Duke folur nga Shkupi më 14 mars, Borrell ka akuzuar Moskën për shënjestrim të civilëve në Ukrainë, duke thënë që më shumë se “2,400 civilë kanë vdekur vetëm në qytetin Mariupol”.

“Lufta e Putinit nuk është vetëm për Ukrainën, është për sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit tonë evropian. Kjo na prek të gjithëve”, ka thënë Borrell, duke paralajmëruar një pako tjetër të sanksioneve që prek çelikun, thëngjillin dhe qasjen e Moskës në institucione financiare ndërkombëtare.

Ndër luftimet më të ashpra në Ukrainë, besohet se tani janë duke ndodhur në Mariupol.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG