Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
15:10 19.3.2022

Rusia e akuzon SHBA-në se po e frenon Kievin në bisedimet e paqes

Fotografi nga takimi ndërmjet delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë. 7 mars 2022.
Fotografi nga takimi ndërmjet delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë. 7 mars 2022.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po e frenojnë Kievin që të pajtohet me kërkesat e Rusisë, të paraqitura në bisedimet që dy shtetet po zhvillojnë.

“Ndihet vazhdimisht se delegacioni ukrainas po mbahet për dore, me shumë gjasa nga amerikanët, duke mos i lejuar ata që të pajtohen me kërkesat, që unë mendoj se janë absolutisht minimale”, tha ai, sipas agjencisë ruse të lajmeve, Interfax.

Lavrov nuk ofroi ndonjë provë për pretendimet e tij se SHBA-ja po ndikon në pozicionin e Kievit. As SHBA-ja, por as Ukraina nuk kanë sugjeruar se kjo gjë është duke ndodhur.

Këto komente të Lavrovit vijnë disa orë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për negociata kuptimplotë të paqes.

Lajmin e plotë e gjeni KËTU

14:43 19.3.2022

Ende asnjë ndihmë nga Kosova për të zhvendosurit ukrainas

Me gjithë thirrjet e disa organizatave humanitare në rrjetet sociale, Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka grumbulluar asnjë ndihmë për popullatën e zhvendosur nga lufta në Ukrainë.

Në tri javët e para të luftës, numri i refugjatëve që kanë ikur nga Ukraina ka kaluar tre milionëshin.

Pjesa më e madhe e tyre është vendosur në Poloni dhe vende të tjera fqinje të Ukrainës, por disa dhjetëra kanë arritur tashmë edhe në vende të Ballkanit Perëndimor, si Serbi, Bosnje e Hercegovinë dhe Mal të Zi.

Kosova ka shprehur, po ashtu, gatishmëri për pranimin e 5,000 refugjatëve.

Tekstin e plotë mund ta gjeni më poshtë:

14:32 19.3.2022

Lufta mund të ndalojë eksportet e drithit nga Ukraina

Ukraina mund të mos prodhojë produkte të mjaftueshme ushqimore për t’i eksportuar gjatë këtij viti, nëse ndërpritet procesi i mbjelljes së tokave bujqësore nga pushtimi rus.

Kështu tha të shtunën këshilltari presidencial ukrainas, Oleh Ustenko.

“Ukraina ka rezerva të mjaftueshme të drithit dhe ushqimit për një vit, por nëse lufta vazhdon.... Ukraina nuk do të jetë në gjendje të eksportojë drithëra në botë dhe do të ketë probleme”, tha ai.

Ustenko shtoi se Ukraina është eksportuesja e pestë më e madhe në botë e grurit.

14:15 19.3.2022

Zyrtari ukrainas: Janë arrestuar 127 sabotatorë

Forcat ukrainase në Kiev kanë arrestuar 127 sabotatorë, përfshirë 14 grupe të infiltruara, që prej se nisjes së pushtimit të shtetit nga Rusia, tha kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit ukrainas, Mykola Zhyrnov.

Zhyrnov tha se bllokimet e rrugëve kanë qenë kyçe në kapjen e agjentëve pro-rusë, të cilët Ukraina i akuzon për sabotim dhe infiltrim.

“Ato janë baza e fortifikimeve, barrierave inxhinierike, pikave të kontrollit për automjetet dhe njerëzit si dhe për ndërtimin e sistemeve të tjera, përfshirë edhe për konfrontimin me zjarr”, tha Zhyrnov, sipas agjencisë së lajmeve Unian.

Blindohet Kievi

Një burrë mbush thasë me rërë në qendër të Kievit, më 7 mars, ndërsa vullnetarë nga Forcat e Mbrojtjes Territoriale patrullojnë në sfond.
1/14 Një burrë mbush thasë me rërë në qendër të Kievit, më 7 mars, ndërsa vullnetarë nga Forcat e Mbrojtjes Territoriale patrullojnë në sfond.
Skena historike të kryeqytetit ukrainas të fortifikuar me thasë rëre, pengesa anti-tank dhe vullnetarë të armatosur, derisa përparimi i forcave ushtarake ruse duket se ka ngecur në veri të Kievit.
Një grua ecën para një bllokade betoni dhe barrikadave anti-tank në Kiev.
2/14 Një grua ecën para një bllokade betoni dhe barrikadave anti-tank në Kiev.
Skena historike të kryeqytetit ukrainas të fortifikuar me thasë rëre, pengesa anti-tank dhe vullnetarë të armatosur, derisa përparimi i forcave ushtarake ruse duket se ka ngecur në veri të Kievit.
Anëtarët e Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës në një kinema në Kiev, duke e përdorur si bazë nga forcat luftarake vullnetare, 7 mars 2022.
3/14 Anëtarët e Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës në një kinema në Kiev, duke e përdorur si bazë nga forcat luftarake vullnetare, 7 mars 2022.
Skena historike të kryeqytetit ukrainas të fortifikuar me thasë rëre, pengesa anti-tank dhe vullnetarë të armatosur, derisa përparimi i forcave ushtarake ruse duket se ka ngecur në veri të Kievit.
Një anëtar i Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës bën roje me një pushkë gjuetie në periferi të Kievit më 4 mars. Vullnetarët e Mbrojtjes Territoriale janë një grup civilësh të trajnuar nën komandën e ushtrisë ukrainase, detyrat e të cilëve përfshijnë rezistencën e armatosur ndaj pushtimit dhe "mbrojtjen të autoriteteve publike, qeverisjes vendore dhe objekteve me rëndësi kritike".
4/14 Një anëtar i Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës bën roje me një pushkë gjuetie në periferi të Kievit më 4 mars. Vullnetarët e Mbrojtjes Territoriale janë një grup civilësh të trajnuar nën komandën e ushtrisë ukrainase, detyrat e të cilëve përfshijnë rezistencën e armatosur ndaj pushtimit dhe "mbrojtjen të autoriteteve publike, qeverisjes vendore dhe objekteve me rëndësi kritike".
Skena historike të kryeqytetit ukrainas të fortifikuar me thasë rëre, pengesa anti-tank dhe vullnetarë të armatosur, derisa përparimi i forcave ushtarake ruse duket se ka ngecur në veri të Kievit.
Anëtarët e Forcave të Mbrojtjes Territoriale luajnë shah me kokteje molotovi në vend të figurave në Kiev më 6 mars. Raportohet se 100,000 vullnetarë civilë janë regjistruar në Forcat e Mbrojtjes që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.
5/14 Anëtarët e Forcave të Mbrojtjes Territoriale luajnë shah me kokteje molotovi në vend të figurave në Kiev më 6 mars. Raportohet se 100,000 vullnetarë civilë janë regjistruar në Forcat e Mbrojtjes që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.
Skena historike të kryeqytetit ukrainas të fortifikuar me thasë rëre, pengesa anti-tank dhe vullnetarë të armatosur, derisa përparimi i forcave ushtarake ruse duket se ka ngecur në veri të Kievit.
Një ushtarak ukrainas afër një bunkeri në një pyll në periferi të Kievit më 6 mars.
6/14 Një ushtarak ukrainas afër një bunkeri në një pyll në periferi të Kievit më 6 mars.
Skena historike të kryeqytetit ukrainas të fortifikuar me thasë rëre, pengesa anti-tank dhe vullnetarë të armatosur, derisa përparimi i forcave ushtarake ruse duket se ka ngecur në veri të Kievit.
Një ushtar ukrainas i armatosur rëndë më 5 mars në Irpin, në periferi të Kievit. Irpini u godit nga sulmet ajrore ruse dhe i është ndërprerë energjia elektrike, uji dhe ngrohja për tri ditë.
7/14 Një ushtar ukrainas i armatosur rëndë më 5 mars në Irpin, në periferi të Kievit. Irpini u godit nga sulmet ajrore ruse dhe i është ndërprerë energjia elektrike, uji dhe ngrohja për tri ditë.
Skena historike të kryeqytetit ukrainas të fortifikuar me thasë rëre, pengesa anti-tank dhe vullnetarë të armatosur, derisa përparimi i forcave ushtarake ruse duket se ka ngecur në veri të Kievit.
Pengesa me tela armature të përdredhur e të mprehtë dhe gomave shihen përgjatë një rruge në një pikë kontrolli në Kiev më 6 mars.
8/14 Pengesa me tela armature të përdredhur e të mprehtë dhe gomave shihen përgjatë një rruge në një pikë kontrolli në Kiev më 6 mars.
Skena historike të kryeqytetit ukrainas të fortifikuar me thasë rëre, pengesa anti-tank dhe vullnetarë të armatosur, derisa përparimi i forcave ushtarake ruse duket se ka ngecur në veri të Kievit.
Një anëtar i Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës është parë në një pikë kontrolli të fortifikuar në Kiev më 4 mars.
9/14 Një anëtar i Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës është parë në një pikë kontrolli të fortifikuar në Kiev më 4 mars.
Skena historike të kryeqytetit ukrainas të fortifikuar me thasë rëre, pengesa anti-tank dhe vullnetarë të armatosur, derisa përparimi i forcave ushtarake ruse duket se ka ngecur në veri të Kievit.
Një tjetër barrikadë para një tabele ku shkruan "Unë e dua Ukrainën", në qendër të Kievit, më 7 mars.
10/14 Një tjetër barrikadë para një tabele ku shkruan "Unë e dua Ukrainën", në qendër të Kievit, më 7 mars.
Skena historike të kryeqytetit ukrainas të fortifikuar me thasë rëre, pengesa anti-tank dhe vullnetarë të armatosur, derisa përparimi i forcave ushtarake ruse duket se ka ngecur në veri të Kievit.
Burrat vendosin thasë me rërë para Monumentit të Pavarësisë në Kiev, më 5 mars.
11/14 Burrat vendosin thasë me rërë para Monumentit të Pavarësisë në Kiev, më 5 mars.
Skena historike të kryeqytetit ukrainas të fortifikuar me thasë rëre, pengesa anti-tank dhe vullnetarë të armatosur, derisa përparimi i forcave ushtarake ruse duket se ka ngecur në veri të Kievit.
Në bllokadat prej betoni në qendër të Kievit, më 5 mars, shihet i shkruar slogani "Lavdi Ukrainës!"
12/14 Në bllokadat prej betoni në qendër të Kievit, më 5 mars, shihet i shkruar slogani "Lavdi Ukrainës!"
Skena historike të kryeqytetit ukrainas të fortifikuar me thasë rëre, pengesa anti-tank dhe vullnetarë të armatosur, derisa përparimi i forcave ushtarake ruse duket se ka ngecur në veri të Kievit.
Një vullnetare në bodrumin e një ndërtese në Kiev, më 7 mars. Mijëra civilë të Kievit aktualisht janë strehuar në bodrume nën tokë që përdoren si strehimore ndaj bombave, si dhe në sistemin e metrosë së qytetit, nga frika se Rusia do të lëshojë raketa në qendër të kryeqytetit.
13/14 Një vullnetare në bodrumin e një ndërtese në Kiev, më 7 mars. Mijëra civilë të Kievit aktualisht janë strehuar në bodrume nën tokë që përdoren si strehimore ndaj bombave, si dhe në sistemin e metrosë së qytetit, nga frika se Rusia do të lëshojë raketa në qendër të kryeqytetit.
Skena historike të kryeqytetit ukrainas të fortifikuar me thasë rëre, pengesa anti-tank dhe vullnetarë të armatosur, derisa përparimi i forcave ushtarake ruse duket se ka ngecur në veri të Kievit.
Një anëtar i Forcave të Mbrojtjes Territoriale bën roje në një pikë kontrolli në Kiev, më 3 mars.
14/14 Një anëtar i Forcave të Mbrojtjes Territoriale bën roje në një pikë kontrolli në Kiev, më 3 mars.
Skena historike të kryeqytetit ukrainas të fortifikuar me thasë rëre, pengesa anti-tank dhe vullnetarë të armatosur, derisa përparimi i forcave ushtarake ruse duket se ka ngecur në veri të Kievit.
Previous slide
Next slide

Ai tha se kryeqyteti ukrainas, Kiev, ka furnizime të mjaftueshme ushqimore, pasi sipas tij janë të hapura 35 dyqane ushqimore dhe 635 dyqane të tjera. Zhyrnov tha se këto furnizime do të mjaftonin edhe për një mbrojtje në terma afatgjatë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG