Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
15:26 20.3.2022

Zyrtari i Mariupolit flet për sulmin ndaj shkollës

Këshilltari i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, Petro Andrushenko, tha se zyrtarët po përpiqen të marrin informacione se sa njerëz fshiheshin në shkollën e artit në atë qytet, e cila në orët e fundit ishte bombarduar nga forcat ruse.

“Për momentin, nuk ka të dhëna të sakta operative se sa njerëz ishin fshehur në strehimore dhe as për numrin e viktimave. Po pres që do të dimë sot, më vonë. Por situata është e vështirë dhe ne nuk e dimë se si do t’i marrim të dhënat”, ka shkruar Andrushenko.

Sipas vlerësimit të mëhershëm nga këshilli i qytetit, rreth 400 njerëz ishin strehuar në shkollën që shërbente si strehimore.

15:06 20.3.2022

Bodrume dhe bebe: Një natë në një maternitet ukrainas

Është ora 6 e pasdites, kur sirena e alarmit bie në Mikolajiv. Me qetësi dhe me duart mbi bark, gratë shtatzëna në pritje për t’u bërë nëna, zbresin shkallëve që çojnë drejt bunkerit nëntokësor të spitalit të lindjes numër 3. Shtatë gra në këtë repart pritet të lindin së shpejti, në një qytet ku lufta ka shpërthyer pa paralajmërim dhe në një shtet ku disa maternitete tashmë janë sulmuar, prej kur ka filluar pushtimi rus i Ukrainës.

Bodrume dhe bebe: Një natë në një maternitet ukrainas
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:12 0:00

 

14:49 20.3.2022

Kombet e Bashkuara: Të paktën 902 civilë të vrarë në Ukrainë

Të paktën 902 civilë janë vrarë dhe 1,459 të tjerë janë plagosur në Ukrainë deri në mesnatën e 19 marsit, tha Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara.

Shumica e viktimave janë shkaktuar nga armët shpërthyese, të tilla si artileria e rëndë, sistemet e hedhjes së raketave të shumëfishta, sulmeve me raketa dhe sulmeve ajrore tha Zyra për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).

Sipas OHCHR-së, numri real i viktmave konsiderohet të jetë më i lartë, por ekipi i kësaj agjencie, që gjendet në Ukrainë, ende nuk ka arritur të marrë informacione apo të konfirmojë rastet e vrasjeve në disa qytete që janë goditur më rëndë, përfshirë edhe në Mariupol, tha agjencia.

Kiev, 14 mars 2022.
Kiev, 14 mars 2022.

 

14:10 20.3.2022

OKB: Dhjetë milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre

Refugjatët ukrainas duke arritur në Poloni. 9 mars 2022.
Refugjatët ukrainas duke arritur në Poloni. 9 mars 2022.

Dhjetë milionë persona – mbi çereku i popullsisë – tashmë janë larguar nga shtëpitë e tyre në Ukrainë për shkak të luftës “shkatërruese” të Rusisë, tha shefi i agjencisë për refugjatë në Kombet e Bashkuara.

“Në mesin e përgjegjësive të atyre që nxisin luftëra kudo në botë, është dhimbja e shkaktuar ndaj civilëve të cilët detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre”, tha shefi i UNHCR, Filippo Grandi.

“Lufta në Ukrainë është aq shkatërruese sa që dhjetë milionë persona janë zhvendosur brenda vendit, apo si refugjatë jashtë Ukrainës”, tha ai.

UNHCR tha se 3,389,044 ukrainas janë larguar nga shteti që prej nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt. Ndërkaq, 60,352 persona vetëm të shtunën janë larguar nga vendi.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG