Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
03:56 4.3.2022

Shtëpia e Bardhë thotë konfirmon se nuk ka rritje të nivelit të rrezatimit në Zaporizhzhia

Dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se informacionet e tyre të fundit nuk tregojnë "asnjë tregues të niveleve të larta të rrezatimit" në centralin bërthamore Zaporizhzhia në Ukrainë.

CNN, raporton se Shtëpia e Bardhë po vazhdon të monitorojë nga afër situatën.

04:00 4.3.2022

Zyrtarët ukrainas thonë se centrali bërthamor është i sigurt

Kreu i administratës shtetërore rajonale të Zaporozhzhisë, Alexander Starukh, thotë se tashmë është arritur që të sigurohet centrali bërthamor.

Ai postoi vetëm një fjali në Facebook, duke thënë se ai kishte folur me drejtorin e Stacionit të Energjisë Bërthamore Zaporizhzhia në Enerhodar dhe ishte siguruar situatën e tij.

“Drejtori i ZNPP-së më siguroi se për momentin është e arritur siguria bërthamore e objektit”, ka shkruar ai.

04:48 4.3.2022

Johnson i shqetësuar me sulmin në centralin bërthamor

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se do të kërkojë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në kompleksin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë. Këtë e ka bërë të ditur zyra për shtyp e kryeministrit britanik, Johnson.

Ai i kërkoi Rusisë që "të ndërpresë menjëherë sulmin e saj ndaj termocentralit" dhe të lejojë shërbimet e urgjencës të kenë qasje në të.

Kryeministri britanik Boris Johnson
Kryeministri britanik Boris Johnson

 

04:55 4.3.2022

Krejt çfarë dihet deri më tani për sulmin rus në centralin bërthamor në Ukrainë:

  • Sulmi ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes sipas orës lokale në Ukrainë.
  • Përreth zonës së centralit kanë qenë duke u zhvilluar luftime prej disa ditësh.
  • U konfirmua se sulmi nuk shkaktoi pasoja aq të mëdha sa të shkaktonte fatkeqësi bërthamore.
  • Ekspertët raportuan se nuk ka rritje të nivelit të radioaktivitetit.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kërkoi ndihmë nga Bashkimi Evropian pas sulmit.
  • Zelensky tha se nëse vazhdojnë bombardimet, fatkeqësia mund të jetë më e madhe se ajo e Çernobilit që ndodhi në vitin 1986.
  • Shtëpia e Bardhë tha se ka informacione se aktualisht nuk ka rrezik të lartë nga rritja e nivelit të radioaktivitetit.
  • Centrali bërthamor Zaporizhzhia është më i madhi në Evropë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG