Pavarësisht armëpushimit vazhdojnë sulmet në Mariupol
Qyteti i Mariupolit është ende duke u përballur me granatime ruse, pavarësisht armëpushimit të arritur për evakuimin e qytetarëve.
“Rusët po vazhdojnë të na bombardojnë. Është një çmenduri”, tha nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov për BBC.
“Nuk ka armëpushim në Mariupol dhe nuk ka armëpushim gjatë gjithë rrugës. Civilët tanë janë gati të shpëtojnë, por ata nuk mund të shpëtohet nën granatime”, shtoi ai.
Gërvalla: Kosova s’ ka mercenarë në Ukrainë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gervalla, ka përgënjeshtruar presidentin rus, Vladimir Putin, i cili tha se në Ukrainë ka mercenarë nga Kosova.
Ajo ka shkruar në Twitter se Putin është po tenton largojë vëmendjen nga lufta e tij në Ukrainë.
“Nuk ka mercenarë të Republikës së Kosovës. Krimineli i luftës Putin po përpiqet të shpërqendrojë luftën dhe gjenocidin e tij kundër Ukrainës, duke bërë luftë propagandistike. Ai përsëri po gënjen. Ne e dimë atë lojë, nga Millosheviqi te Vuçiqi. Kosova qëndron me krenari me Amerikën, Bashkimin Evropian dhe Ukrainën, kundër kriminelëve të luftës”, ka shkruar Gërvalla.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një bisedë me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ka thënë se në Ukrainë po shkon duke u shtuar numri “i mercenarëve nga Kosova”.
Shtyhet evakuimi në Mariupol
Evakuimi i civilëve nga Mariupol është shtyrë, thonë zyrtarë të këshillit të qytetit.
Sipas njoftimit, pala ruse nuk e ka respektuar armëpushimin e përkohshëm në fuqi.
Ky këshill u ka bërë thirrje banorëve që të shpërndahen dhe të gjejnë vende strehimi.
Pak minuta më parë nënkryetari i bashkisë së qytetit i tha BBC-së se Mariupol ende po bombardohej.
Evakuimi i pamundur mes bombardimeve të vazhdueshme
Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov, tha se ata kanë vendosur të tërheqin qytetarët dhe të ndalojnë evakuimin, pasi aktualisht nuk ka siguri.
Orlov i tha BBC-së se ka granatime të vazhdueshme në Mariupol.
“Nuk është e sigurt të kalohet nëpër atë rrugë për shkak të këtyre granatimeve”, tha ai.
Ai shtoi se qeveria ukrainase është duke biseduar me zyrtarët rusë për shkeljen e armëpushimit.