Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
17:44 7.3.2022

Hakohen kanalet ruse për të shfaqur mbulim të pavarur të luftës në

Disa kanale televizive në Rusi janë hakuar dhe përmbajtja e tyre është zëvendësuar me mbulim të luftës në Ukrainë nga transmetuesit e pavarur, Current Time dhe Dozhd, kanale që tashmë janë bllokuar nga autoritetet në Rusi.

Në disa llogari në rrjetin social, Twitter, është thënë se grupi Anonymous – i cili njihet që gati një dekadë - ka qenë mbrapa sulmit.

Në mesin e kanaleve të prekura televizive kanë qenë Wink dhe Ivi – të ngjashme me Netflix – dhe kanalet televizive, Russia 24, Channel One, Moska 24, ka thënë grupi i hakerëve në Twitter.

“Ne jemi përfshirë në operacionin më të madh të Anonymous. Prandaj ne jemi të shqetësuar se disa qeveri do të na shohin si kërcënim apo do të krijojnë skenarë që të na bëjnë të shihemi si të rremë. Ne vetëm duam paqe, jo luftë”, ka thënë grupi në Twitter.

Kjo nuk është hera e parë që mediat ruse janë hakuar prej kur ka nisur sulmi në Ukrainë.

Javën e kaluar, Anonymous ka thënë se ka hakuar edhe media tjera si agjencia e lajmeve, TASS, më pas Kommersant, Izvestia, Fontanka, Forbes dhe RBK.

Autoritetet ruse kanë rritur presionin ndaj mediave ruse, duke i kërcënuar për mbulimin e luftës në Ukrainë.

 

17:53 7.3.2022

Nga Prishtina në solidarizim me Ukrainën

Të hënën në Prishtinë është mbajtur një protestë solidarizuese me popullin ukrainas që po përballet me pushtim nga ana e Rusisë. Në protestë iu bë thirrje Rusisë t’i ndalë luftimet në mënyrë që të mos humbin jetën më shumë njerëz. Ukrainasja Zhana Zeka që mori pjesë në protestë, tha se nuk ka informacione për një pjesë të familjarëve të saj që ndodhen në kryeqytetin ukrainas, Kiev.​

Nga Prishtina në solidarizim me Ukrainën
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:49 0:00

 

18:29 7.3.2022

Shqipëria bëhet me rrugën “Ukraina e Lirë”

Zëvendësministrja e Brendshme e Shqipërisë, Romina Kuko, njëherësh kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka thënë se të hënën, 7 mars, Këshilli i Tiranës ka votuar në të mirë të emërtimit të një rruge në Tiranë, “Ukraina e Lirë”.

Në këtë rrugë, sipas saj, gjenden ambasadat e Ukrainës, Kosovës, Serbisë dhe Rusisë.

 

 

18:50 7.3.2022

Oligarkët rusë bëjnë thirrje për përfundim të luftës në Ukrainë

Oligarkët rusë kanë shprehur shqetësim për pushtimin rus në Ukrainë, teksa shtetet e Perëndimit vazhdojnë të godasin miliarderët e afërt me Kremlinin me më shumë sanksione, si pasojë e luftës.

Manjati rus, Oleg Deripaska, i cili njihet për lidhjet e ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, ka thënë më 7 mars në Twitter se lufta në Ukrainë duhet të ndalet sa më shpejt që është e mundur.

“Neve na duhet paqja sa më shpejt që është e mundur, pasi tashmë kemi kaluar pikën ku s’ka kthim. E gjithë bota do të jetë ndryshe, edhe Rusia do të jetë ndryshe”, ka thënë Deripaska.

Më 7 mars, edhe manjati tjetër rus, Vladimir Lisin ka thënë përmes një deklarate drejtuar punëtorëve në fabrikën e çelikut se jetët e humbura në Ukrainë përbëjnë tragjedi dhe vështirë arsyetohen.

Lisin ka bërë thirrje për përpjekje diplomatike për të zgjidhur konfliktin dhe ka thënë se shpreson që lufta do të ndalet shpejt

Biznesmeni i pasur rus, Oleg Tinkov, ka njoftuar më 6 mars se nuk është më miliarder, pasi ka humbur sasi të mëdha të parave, pas sanksioneve të Perëndimit.

Ai po ashtu u ka kërkuar mediave që të mos e quajnë oligark.

Javën e kaluar, Tinkov dhe tre manjatë tjerë rusë - Mikhail Fridman, Pyotr Aven dhe Aleksei Mordashov – të shënjestruar po ashtu nga sanksionet e Perëndimit – kanë bërë thirrje për ndalje të armiqësive.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG