Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
21:56 11.3.2022

Biden: Nuk dërgojmë trupa amerikane në Ukrainë

Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten, më 11 mars, se SHBA-ja nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë.

“Dua të jem i qartë: ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të një NATO-je të bashkuar dhe të fuqishme”, shkroi presidenti Biden në Twitter.

"Por ne nuk do të bëjmë një luftë kundër Rusisë në Ukrainë. Një konfrontim i drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë është Lufta e Tretë Botërore", shkroi presidenti amerikan.

Të premten Biden zhvilloi një konferencë për media ku foli për sanksionet e reja ndaj Rusisë. KËTU është lajmi i plotë: 

 

 

22:48 11.3.2022

Ukraina thotë se Rusia po shënjestron civilët

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës ka akuzuar forcat ruse për shkelje të armëpushimit dhe për shënjestrimin e njerëzve që po evakuohen nga qytetet që janë duke u bombarduar.

Në një adresim përmes videos  të postuar të premten, Iryna Vereshchuk, tha se bombardimet kishin penguar evakuimet nga qyteti Mariupol, ku një maternitet u bombardua këtë javë si dhe nga kryeqyteti ukrainas, Kiev.

Disa civilë duke u larguar nga luftimet në një rajon të Ukrainës më 11 mars, 2022.
Disa civilë duke u larguar nga luftimet në një rajon të Ukrainës më 11 mars, 2022.

 

23:01 11.3.2022

Lexues të nderuar këtu e ndërpresim mbulimin direkt të luftës në Ukrainë, për t'u rikthyer sërish nga ora 7:00. Zhvillimet kryesore të ditës së premte kanë qenë: 

  • Zona me civilë ishin cak i granatimeve ruse në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro në orët e para të së premtes dhe gjatë ditës sulmet ruse u shtrinë edhe në qytete të tjera të Ukrainës.
  • Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian vendosën sanksione të reja për Rusinë në kundërshtim të pushtimit të saj të Ukrainës. Këto sanksione synojnë të godasin ekonominë ruse drejtpërsëdrejti.
  • BE-ja ndau 500 milionë euro të tjera për ndihmë ushtarake Ukrainës mirëpo nuk i premtoi një anëtarësim të shpejt në BE.
  • Presidenti amerikan, Joe Biden tha se Rusia do të “paguaj një çmim të rëndë” nëse përdorë armë kimike në Ukrainë.
  • Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Rusia ka një histori të dokumentuar mirë të përdorimit të armëve kimike dhe nuk përjashtoi planet ruse për përdorim të armëve kimike dhe biologjike në Ukrainë.
  • Agjencia e Kombeve të Bashkuara e migracionit tha se më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina deri më 11 mars, që nga nisja e luftës.
  • Britania e Madhe vendosi të premten një valë të re sanksionesh ndaj Moskës, duke shënjestruar 386 anëtarë të parlamentit.
  • Kremlini tha se konflikti në Ukrainë do të përfundojë kur Perëndimi ta marrë seriozisht Rusinë.
  • Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të premten se ka disa "ndryshime pozitive" në bisedimet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.
  • Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut (OHCHR) tha të premten se ka konfirmuar vdekjen e 564 civilëve në Ukrainë që nga 24 shkurti, duke përfshirë 41 fëmijë.
07:00 12.3.2022

Mirëmëngjesi të gjithëve!

Po e rinisim raportimin në kohë reale për luftën në Ukrainë.

Tani në Kiev është ora 08:00.

Në orët e para të mëngjesit të 12 marsit, Qeveria e Ukrainës ka akuzuar Rusinë se është duke parandaluar evakuimet.

Sipas saj, sulmet ruse kanë penguar sërish njerëzit që të largohen nga Mariupoli.

Autoritetet kanë thënë që më shumë se 1,500 njerëz janë vrarë në Mariupol dhe ata që kanë mbetur janë duke jetuar në temperatura shumë të ulëta.

Ky qytet aktualisht ka pak ujë dhe pak furnizime të ushqimit dhe ujit.

Në adresimin e tij të fundit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar Rusinë për bllokimin e njerëzve në qytet dhe refuzimin e saj për të dërguar ndihmë urgjente humanitare.

Zelensky ka thënë se më pak evakuime janë kryer nga katër qytetet kyçe ditëve të fundit, për shkak të sulmeve të vazhdueshme ruse.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG