Ndërlidhjet

Zgjidhet Qeveria e re e Kosovës

  • Më 11 shkurt, Kuvendi i Kosovës votoi Qeverinë e re të vendit, me Albin Kurtin në krye.
  • Formimit të Qeverisë i hapi rrugë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, i cili u përmbyll po më 11 shkurt.
  • Institucionet e reja formohen pas pothuajse një viti me Qeveri në detyrë dhe Kuvend gati tërësisht jofunksional.
18:46 11.2.2026

AAK-ja paralajmëron votë kundër Qeverisë

Besnik Tahiri, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se kjo parti do të votojë kundër Qeverisë së re, që pritet të dalë në votim sot.

Kabineti i ri do të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila i fitoi zgjedhjet e 28 dhjetorit.

AAK-ja i ka 6 deputetë në Kuvend.

18:32 11.2.2026

Mbyllet seanca konstituive

Kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, shpalli të konstituuar institucionin ligjvënës, pas zgjedhjes së saj dhe të pesë nënkryetarëve.

Haxhiu paralajmëroi për sot edhe një seancë tjetër - atë për votimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës
18:28 11.2.2026

Votohen edhe nënkryetarët

Depuetët e pranishëm në sallë votuan me 104 vota për pesë nënkryetarët e Kuvendit.

Kundër ishin tre, ndërsa gjashtë abstenuan.

18:24 11.2.2026

Propozimet për nënkryetarë:

  • Ardian Gola - Lëvizja Vetëvendosje
  • Vlora Çitaku - Partia Demokratike e Kosovës
  • Kujtim Shala - Lidhja Demokratike e Kosovës
  • Sllvako Simiq - Lista Serbe
  • Emillija Rexhepi - komunitetet pakicë joserbe

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG