Të dashur lexues, këtë raportim direkt për formimin e institucioneve të reja të Kosovës e mbyllim këtu.
Për fund, ju ftojmë ta lexoni edhe këtë material:
Dhe, ta shikoni këtë video përmbledhëse:
Nga unë, Valona Tela, dhe gjithë ekipi i Radios Evropa e Lirë, faleminderit për besimin!
Institucione pas një viti
Të mërkurën, më 11 shkurt, u konstituua Kuvendi i ri i Kosovës dhe u votua Qeveria e re, me Albin Kurtin në krye.
Institucionet e reja formohen pas pothuajse një viti me Qeveri në detyrë dhe Kuvend gati tërësisht jofunksional.
Kjo, pasi Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit, pas zgjedhjeve të shkurtit 2025, nuk pati vota të mjaftueshme për të krijuar Qeverinë, por këtë e arriti pas zgjedhjeve të dhjetorit të po atij viti, në të cilat fitoi 57 mandate.
Mbyllet seanca
Pas votimit të Qeverisë së re dhe betimit të kryeministrit Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, deklaroi mbylljen e seancës.
Kurti betohet si kryeministër i Kosovës
Albin Kurti bëri betimin si kryeministër i ri i Kosovës.
Ai deklaroi se do të kryejë me përkushtim detyrën e tij, do të respektojë Kushtetutën e vendit dhe do të angazhohet për përparimin e Kosovës.