Ngrihen në këmbë për himnin e Kosovës
Legjislatura e re e Kosovës u ngrit në këmbë gjatë intonimit të himnit të shtetit, ndërsa anëtarët e kabinetit qeveritar morën vendet e tyre të reja në Kuvend.
Kuvendi zgjedh Qeverinë e re
Me 66 vota për, Kuvendi i Kosovës votoi më 11 shkurt Qeverinë e re të vendit.
Kundër ishin 49 deputetë, ndërsa abstenime nuk kishte.
Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se komuniteti serb në Kosovë nuk ka asgjë kundër popullit shqiptar, por do të kundërshtojë politikat që, sipas tij, synojnë largimin e serbëve nga Kosova.
Ai u ankua se një ministri iu dha një personi që "nuk përfaqëson popullin serb", duke aluduar në Nenad Rashiqin, i emëruar në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim.
Partia e Rashiqit fitoi vetëm një mandat në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Lista Serbe nëntë.
"Lista Serbe nuk do ta përkrahë formimin e kësaj qeverie", tha Simiq.
Hamza dhe Abdixhiku u drejtohen deputetëve
Pas ekspozesë së Kurtit, deputetëve iu drejtua Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa aktualisht po flet Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Të dy ata shprehën gatishmërinë për bashkëpunim institucional.