Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit
Albulena Haxhiu, nga Lëvizja Vetëvendosje, u zgjodh kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Me votë për votuan 66 deputetë; 44 votuan kundër dhe tetë abstenuan.
Haxhiu: Do t’u shërbej qytetarëve me ndershmëri
Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Ajo e nisi mandatin e saj me një fjalim para deputetëve, gjatë të cilit theksoi rëndësinë e funksionimit të institucioneve dhe shërbimit ndaj qytetarëve.
“Të jesh në krye të Kuvendit do të thotë t'i shërbesh Republikës. Kuvendi është shtëpia e të gjithë qytetarëve tanë”, tha Haxhiu.
Ajo shtoi se detyra e saj kryesore do të jetë të sigurojë që Kuvendi të funksionojë me dinjitet dhe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën.
“Një Kuvend funksional është parakusht për një shtet të fortë dhe një demokraci të qëndrueshme. Sot në këtë sallë kemi një detyrë të përbashkët: t’u shërbejmë qytetarëve me ndershmëri. Kemi dallime, por përgjegjësitë i kemi të përbashkëta”, theksoi Haxhiu.
Haxhiu vazhdon kryesimin e seancës konstituive
Në radhë është pika tjetër e rendit të ditës: zgjedhja e pesë nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.
Votimi i tyre bëhet në pako.
Propozimet për nënkryetarë:
- Ardian Gola - Lëvizja Vetëvendosje
- Vlora Çitaku - Partia Demokratike e Kosovës
- Kujtim Shala - Lidhja Demokratike e Kosovës
- Sllvako Simiq - Lista Serbe
- Emillija Rexhepi - komunitetet pakicë joserbe