Ndërlidhjet

Kosova regjistron edhe 42 raste të reja me koronavirus


Disa mjekë me pajisje mbrojtëse kundër koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 31 dhjetor se në Kosovë janë regjistruar 42 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dolën pas testimit të 3,561 mostrave.

Ndërkaq nga 30 mostra 8 persona rezultuan pozitiv me variantin Omicron të koronavirusit.

Sipas njoftimit, edhe 8 pacientë janë shëruar, ndërkaq raste aktive janë 453.

Në 24 orët paraprake, autoritetet shëndetësore kanë administruar 2,018 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Deri më tani, në Kosovë, të vaksinuar me dy doza të vaksinës janë 782,696 persona.

Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, personat mbi 18 vjeç, që kanë marrë dozën e dytë para tre muajsh, mund ta marrin edhe dozën përforcuese.

Në vend jepen dy lloje të vaksinave, ajo e AstraZenecas dhe e Pfizerit.

XS
SM
MD
LG