Ndërlidhjet

Kosova ngre aktakuzë ndaj një burri të dyshuar për spiunazh për Serbinë

Pallati i Drejtësisë në Prishtinë. Fotografi nga arkivi.
Pallati i Drejtësisë në Prishtinë. Fotografi nga arkivi.

Shkurtimisht

  • H.S. akuzohet se ka bashkëpunuar me BIA-n që nga viti 2009 dhe ka dërguar informacione për shqiptarët në Shtetin Islamik dhe aktivitete të tjera.
  • Ekspertët e sigurisë e shohin spiunazhin si kërcënim serioz për stabilitetin dhe pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë të enjten kundër një burri, të cilin e akuzon se kishte spiunuar për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë, e njohur si BIA, për më shumë se 15 vjet.

I dyshuari, Hysri Selimi, ishte arrestuar në maj të këtij viti, dhe ka qenë i dënuar në Kosovë për pjesëmarrje në organizata terroriste.

Sipas aktakuzës, ai kishte bashkëpunuar me BIA-n serbe “nga nëntori i vitit 2009, e deri në momentin e arrestimit më 6 maj 2025”.

Ai gjithashtu kishte “udhëtuar në Siri, duke ju bashkuar organizatës terroriste ISIS” në fund të vitit 2015, sipas prokurorëve.

Në 3 minuta

Çdo të enjte, zhvillimet më të rëndësishme përpiqemi t'jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip. Regjistrohuni falas këtu për ta pranuar të parët në emailin tuaj çdo numër të newsletter-it tonë.

Ai akuzohet se u kishte dërguar të dhëna zyrtarëve të BIA-së në lidhje me numrin e pjesëmarrjes së shqiptarëve në Shtetin Islamik (IS), organizimin e tyre dhe në cilat pjesë të Sirisë operonin ata.

“Ndërsa, pas kthimit në Kosovë, dhe vuajtjes së burgut për pjesëmarrje në organizata terroriste, i njëjti kishte vazhduar të takohej në Serbi me zyrtarët e BIA-së, më konkretisht me Drejtorin për Luftimin e Terrorizmit I.B., dhe të përcjell të dhëna tjera të rëndësishme”, thuhet në aktakuzë.

Ai kishte paguar nga BIA serbe deri në 700 euro në muaj për bartjen e të dhënave, sipas prokurorëve.

Së voni, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar, akuzuar e gjykuar serbë e shqiptarë nën dyshimet se po spiunonin për shërbimet e inteligjencës së Serbisë.

*Video: Shqiptarë e serbë të arrestuar për spiunazh: Si rrezikohet Kosova?

Shqiptarë e serbë të arrestuar për spiunazh: Si rrezikohet Kosova? Shqiptarë e serbë të arrestuar për spiunazh: Si rrezikohet Kosova?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:03:21 0:00

Në qershor, gjykata në Prishtinë dënoi Aleksandar Vllajiqin me pesë vjet burgim, pasi ai u deklarua fajtor për akuzat se ishte përfshirë në spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA).

Momentalisht, dy të dyshuar, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, po gjykohen për spiunazh për Serbinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat se kishin dhënë informacione tek BIA serbe për disa institucione të sigurisë në Kosovë, për UÇK-në dhe masakrën e Reçakut.

Në Kosovë, spiunazhi përkufizohet si aktivitetet sekret i mbledhjes, transmetimit ose shpërndarjes së informacionit të ndjeshëm në një shtet, organizatë ose grup tjetër.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me të paktën pesë vjet burgim, nëse i dyshuari shpallet fajtor.

Ekspertët kanë thënë se spiunazhi është kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe arrestimet e fundit vetëm sa nxjerrin në pah rrezikun e vazhdueshëm.

Sipas tyre, ky aktivitet jo vetëm që destabilizon vendin brendapërbrenda, por dëmton edhe pozitën e tij ndërkombëtare.

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, e konsideron spiunazhin si një prej kërcënimeve kryesore të sigurisë kombëtare në vend.

XS
SM
MD
LG