Sa është shtrenjtuar nafta në Kosovë ditëve të fundit?
Rritja e çmimit të naftës në shumicën e pompave në Kosovë është treguesi më i qartë se efektin e luftës në Lindje të Mesme po e vëren e gjithë bota. Pas disa vizitave që i ka bërë Radio Evropa e Lirë më 3 mars dhe 9 mars në disa pika të shitjes, dallimi është i qartë: çmimet e naftës kanë lëvizur të paktën 20 centë brenda pak ditëve. Të hënën është bërë e ditur se për herë të parë prej vitit 2022, çmimi i një fuçie naftë në botë e ka kaluar 100-dollarëshin.
3 mars 2026
9 mars 2026
5
Rritje e menjëhershme e çmimeve të naftës ishte vërejtur edhe më 2022, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.
Rritja e çmimit të këtij produkti rrezikon rritjen e çmimeve të të gjitha produkteve tjera.
Rritja e çmimit të këtij produkti rrezikon rritjen e çmimeve të të gjitha produkteve tjera.
3 mars 2026
9 mars 2026
6
Dhe, kjo është vetëm dita e 10 e nisjes së luftës në Lindje të Mesme.
Presidenti Trump ka paralajmëruar se sulmet amerikane kundër Iranit mund të zgjasin të paktën katër javë.
Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë me çmimet deri atëherë...
Në foto: Pompë e kompanisë V-Petrol, në Prishtinë.