Ndërlidhjet

Kosova regjistron edhe 14 të infektuar me koronavirus


Një spital në Gjilan ku janë trajtuar pacientët me COVID-19. Fotografi nga arkivi.
Një spital në Gjilan ku janë trajtuar pacientët me COVID-19. Fotografi nga arkivi.

Të premten (5 nëntor) në Kosovë janë regjistruar edhe 14 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Shifra bazohen në 1.619 mostra të testuara.

Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes. Që nga muaji mars i vitit 2020 nga sëmundja kanë vdekur 2.978 persona. Shifra bazohet në të dhënat zyrtare.

Nga sëmundja janë shëruar edhe 17 pacientë ndërsa raste aktive janë 440.

Pse duhet t'i vaksinoni fëmijët?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:10:41 0:00

Të premten Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi se në spitale dhe klinika në trajtim mjekësor post-COVID janë 41 pacientë, ndërkaq me COVID-19 pozitivë, po trajtohen 16 pacientë.

“Prej tyre, 22 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi dhe 1 pacient po trajtohet në mjekim intensiv mjekësor në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Vaksinimi kundër koronavirusit në Kosovë ka filluar në mars të këtij viti ndërsa deri të shtunën janë vaksinuar me dozën e dytë mbi 730.000 qytetarë.

Gjithsej janë administruar mbi 1.5 milion vaksina.

XS
SM
MD
LG