Kosova dhe Ukraina: Kur historia përsërit pamjet e saj
- Arben Hoti dhe
- Reuters
Fotografi të nënave që qajnë mbi arkivolet e fëmijëve të tyre të vrarë, njerëz që ikin nga lufta me trena e autobusë, trupa të vrarësh në rrugë... Këto fotografi të luftës në Kosovë dhe në Ukrainë janë shkrepur me mbi 20 vjet diferencë, por kanë një ngjashmëri të frikshme, dhe shërbejnë si kujtesë se lufta ka po të njëjtën fytyrë kudo, ajo sjell vuajtje të pafundme njerëzore dhe shkatërrim të madh. Teksa lufta në Kosovë përfundoi më 1999 pas ndërhyrjes së NATO-s, ajo që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022 po vazhdon dhe me të po vazhdojnë edhe vuajtjet e ukrainasve.
5
Kosovë: Një anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke kaluar pranë trupit të një fshatari nga Reçaku. Dyzet e pesë civilë shqiptarë u vranë nga forcat serbe më 15 janar 1999. Masakra e Reçakut konsiderohet një nga momentet kyç që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s kundër forcave serbe.
Ukrainë: Një trup me duar të lidhura me copë të bardhë, i cili sipas banorëve u qëllua nga ushtarët rusë, shihet i shtrirë në rrugët e Buças në Ukrainë më 3 prill 2022. 458 civilë u vranë në Buça, sipas autoriteteve ukrainase. Disa prej viktimave ishin me duar të lidhura dhe, sipas zyrtarëve, ishin qëlluar nga afërsia.

Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! - Klikoni për ta zbuluar

6
Kosovë: Një grua me origjinë shqiptare, Safete Salihi, që vuan nga lëndime të rënda, e fotografuar në momentin kur ndodhej në një spital në qytetin jugperëndimor të Gjakovës, në Kosovë.
Ukrainë: Sergiy, i cili mori lëndime në kokë dhe humbi gishtat gjatë një sulmi me raketa në fshatin e tij, i fotografuar në një shtrat spitali në Çuhuiv, afër Harkivit të Ukrainës.
Ukrainë: Sergiy, i cili mori lëndime në kokë dhe humbi gishtat gjatë një sulmi me raketa në fshatin e tij, i fotografuar në një shtrat spitali në Çuhuiv, afër Harkivit të Ukrainës.
Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! - Klikoni për ta zbuluar
Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! - Klikoni për ta zbuluar
Kosovë
Ukrainë
7
Kosovë: Dy djem shqiptarë duke tentuar të komunikojnë përmes dritares të një autobusi në kampin e refugjatëve në Stenkovc, më 21 prill 1999. Sipas të dhënave të OKB-së, mbi 200 mijë shqiptarë të Kosovës ishin refugjatë në Maqedoni të Veriut.
Ukrainë: Alexandra, 12 vjeçe, teksa mbante motrën e saj Esyea, 6 vjeçe, e cila qante ndërsa i bënte me dorë nënës së saj Irina, pasi hipën në një autobus për t’i shpëtuar pushtimit rus.

8
Kosovë: Një luftëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) teksa stërvitej në rajonin e Drenicës, në perëndim të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, më 15 shkurt 1999. Në mesin e të vrarëve ishin edhe dhjetëra gra luftëtare të UÇK-së.
Ukrainë: Gra ukrainase, të veshura me uniforma të reja ushtarake të dizajnuara posaçërisht për gratë, gjatë trajnimeve.
marrin pjesë në një trajnim. Mijëra gra raportohet se luftojnë në vijat e frontit në Ukrainë.