Ndërlidhjet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, para mbështetësve në Prishtinë më 7 qershor.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, para mbështetësve në Prishtinë më 7 qershor.

Kurti shpall fitoren dhe shpreh gatishmëri për bashkëpunim me partitë tjera

  • Rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgedhjeve e nxjerrin LVV-në të parën me 42.92% të votave - nën rezultatin prej mbi 51% në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
  • Rreth 2 milionë qytetarë të Kosovës kishin të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, të cilat u organizuan pas dështimit të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, por pjesëmarrja ishte vetëm rreth 35%.
  • Zgjedhjet u zhvilluan pa incidente që do të ndikonin në mbarëvajtjen e procesit.
00:10

Kurti: LVV shënoi fitoren e pestë në shtatë vjet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë para mbështetësve në Prishtinë pak para mesnatës, duke e cilësuar rezultatin zgjedhor si fitore të partisë së tij.

Ai ka thënë se kjo është fitorja e pestë e LVV-së në zgjedhjet parlamentare brenda shtatë vjetësh, duke përmendur fitoret më 2019, 2021, dy herë më 2025 dhe tani më 2026.

Kurti ka deklaruar se kjo përbën konfirmim të një dekade qeverisjeje të Lëvizjes Vetëvendosje, duke falënderuar mbështetësit për angazhimin e tyre.

Sipas tij, LVV do të vazhdojë të udhëheqë me qeverisje “të mirë dhe demokratike”.

Mbështetësit e LVV-së duke festuar në Prishtinë.
Mbështetësit e LVV-së duke festuar në Prishtinë.

“Ne bëjmë bashkë sigurinë e shtetit dhe kufijve me mirëqenien e qytetarëve. Nuk ka vështirësi që nuk e kemi tejkaluar, sepse tash ka shtet për krejt, e ne jemi krejt për shtet”, ka thënë Kurti, duke përdorur sloganin e partisë.

Ai ka thënë se te LVV-ja qytetarët kanë garanci për mirëqeverisje, ndërsa ka shtuar se partia është e interesuar të punojë, ndryshe nga “blloku opozitar”.

Ai, po ashtu, ka thënë se legjislatura e 11-të duhet të fillojë sa më shpejt dhe ka paralajmëruar takime e bisedime me të gjitha partitë në ditët në vazhdim.

00:28

Të dashur lexues,

Radio Evropa e Lirë këtu e mbyll mbulimin direkt të zhvillimeve për zgjedhjet e 7 qershorit.

Duke ju falënderuar për vëmendjen, në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të lajmeve kryesore:

  • Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit dhe la të kuptohet se do të bashkëpunojë me partitë e tjera për formimin e institucioneve.
  • Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje fitoi 42.92 për qind të votave, dukshëm më pak se në zgjedhjet e dhjetorit 2025, kur fitoi mbi 51 për qind.
  • E dyta u radhit Partia Demokratike e Kosovës me 21.06 për qind, pas saj Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.61 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.18 për qind dhe Lista Serbe me 6.17 për qind. Edhe këto parti shënuan lëvizje krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit.
Pritje për koalicion qeverisës pas fitores së zbehur të LVV-së
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:19 0:00
  • Pjesëmarrja në votime ishte po ashtu më e ulët, duke arritur rreth 35 për qind, në krahasim me rreth 45 për qind në zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar.
  • Sipas Policisë së Kosovës, procesi i votimit ka kaluar i qetë, pa ndonjë incident që do të ndikonte në mbarëvajtjen e tij.


XS
SM
MD
LG