Ndërlidhjet

Kuti votimi.
Kuti votimi.

Mbi gjysma e komunave shkojnë në balotazh

  • Më 17 tetor, qytetarët e Kosovës votuan për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të 38 komunave dhe anëtarët e asambleve komunale.
  • Sipas të dhënave preliminare, kryetarë të rinj u zgjodhën në 17 komuna, ndërkaq 21 komuna shkojnë në balotazh.
  • Dalja në zgjedhje ishte rreth 43 për qind. Vendvotimet u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën më 19:00.
  • Në zgjedhje morën pjesë 166 kandidatë për kryetarë komunash dhe 5,198 kandidatë ishin të certifikuar për asamblistë.
  • Në këto zgjedhje të drejtë vote kishin 1 milion e 885 mijë e 448 votues.
18:34 17.10.2021

PZAP pranon 21 ankesa

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në Kosovë njoftoi se deri rreth orës 18:30, ka pranuar 21 ankesa lidhur me zgjedhjet lokale.

Mulë Desku, kryesues i Sekretariatit të PZAP-it, tha për Radion Evropa e Lirë se ankesat kryesisht kanë të bëjnë me pretendimin se është thyer heshtja zgjedhore.

“Tash për tash nuk kemi ankesa nga individë, vetëm nga subjektet politike dhe shoqëria civile”, tha Desku.

Ai po ashtu bëri të ditur se gjatë të shtunës janë pranuar katër ankesa lidhur me pretendimin për thyerjen e heshtjes zgjedhore.

Një vendvotim në Prishtinë.
Një vendvotim në Prishtinë.

18:17 17.10.2021

Arrestohen dy persona, dyshohet se tentuan të blejnë vota

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Komunën e Malishevës si të dyshuar për veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Në një njoftimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, thuhet se të arrestuarit janë një vëzhgues dhe një komisioner nga qendra e vendvotimit në gjimnazin “Hamdi Berisha” nën dyshimet për shitblerje të votës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të njëjtit janë në ndalim.

“Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherësh të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Disa qytetarë në një qendër votimi në Prishtinë më 17 tetor 2021.

18:04 17.10.2021

Zgjedhjet përmes fotove

Teksa ka mbetur vetëm një orë deri në mbylljen e vendvotimeve për zgjedhjet lokale, Radio Evropa e Lirë ju sjellë fotografi të qytetarëve duke ushtruar të drejtën e tyre të votimit.

Zgjedhjet përmes fotove

Një banore e Prishtinës duke votuar në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. 
1/12 Një banore e Prishtinës duke votuar në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. 
Në Kosovë, më 17 tetor qytetarët zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna. Vendvotimet janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00. Në këto zgjedhje, qytetarët duhet të respektojnë masat kundër koronavirusit, siç janë: mbajtja e maskave, dezinfektimi i duarve dhe mbajtja e distancës. Informacionet në kohë reale rreth zgjedhjeve i gjeni KËTU
Komisionerët kontrollojnë duart e një votuesi në Prishtinë. 
2/12 Komisionerët kontrollojnë duart e një votuesi në Prishtinë. 
Në Kosovë, më 17 tetor qytetarët zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna. Vendvotimet janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00. Në këto zgjedhje, qytetarët duhet të respektojnë masat kundër koronavirusit, siç janë: mbajtja e maskave, dezinfektimi i duarve dhe mbajtja e distancës. Informacionet në kohë reale rreth zgjedhjeve i gjeni KËTU
Një grua voton në Prishtinë për zgjedhjet lokale. Qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin një kandidat për kryetar komune dhe një asamblist. 
3/12 Një grua voton në Prishtinë për zgjedhjet lokale. Qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin një kandidat për kryetar komune dhe një asamblist. 
Në Kosovë, më 17 tetor qytetarët zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna. Vendvotimet janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00. Në këto zgjedhje, qytetarët duhet të respektojnë masat kundër koronavirusit, siç janë: mbajtja e maskave, dezinfektimi i duarve dhe mbajtja e distancës. Informacionet në kohë reale rreth zgjedhjeve i gjeni KËTU
Një grua në Mitrovicë të Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe, voton në zgjedhjet lokale të Kosovës. 
4/12 Një grua në Mitrovicë të Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe, voton në zgjedhjet lokale të Kosovës. 
Në Kosovë, më 17 tetor qytetarët zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna. Vendvotimet janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00. Në këto zgjedhje, qytetarët duhet të respektojnë masat kundër koronavirusit, siç janë: mbajtja e maskave, dezinfektimi i duarve dhe mbajtja e distancës. Informacionet në kohë reale rreth zgjedhjeve i gjeni KËTU
Në një qendër votimi në Mitrovicë të Veriut, Radio Evropa e Lirë ka parë që qytetarët nuk kanë respektuar distancën, si një prej masave kundër koronavirusit. 
5/12 Në një qendër votimi në Mitrovicë të Veriut, Radio Evropa e Lirë ka parë që qytetarët nuk kanë respektuar distancën, si një prej masave kundër koronavirusit. 
Në Kosovë, më 17 tetor qytetarët zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna. Vendvotimet janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00. Në këto zgjedhje, qytetarët duhet të respektojnë masat kundër koronavirusit, siç janë: mbajtja e maskave, dezinfektimi i duarve dhe mbajtja e distancës. Informacionet në kohë reale rreth zgjedhjeve i gjeni KËTU
Një banore e Prishtinës duke votuar për zgjedhjet lokale. 
6/12 Një banore e Prishtinës duke votuar për zgjedhjet lokale. 
Në Kosovë, më 17 tetor qytetarët zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna. Vendvotimet janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00. Në këto zgjedhje, qytetarët duhet të respektojnë masat kundër koronavirusit, siç janë: mbajtja e maskave, dezinfektimi i duarve dhe mbajtja e distancës. Informacionet në kohë reale rreth zgjedhjeve i gjeni KËTU
Një grua në Mitrovicë të Veriut duke votuar në zgjedhjet lokale më 17 tetor. 
7/12 Një grua në Mitrovicë të Veriut duke votuar në zgjedhjet lokale më 17 tetor. 
Në Kosovë, më 17 tetor qytetarët zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna. Vendvotimet janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00. Në këto zgjedhje, qytetarët duhet të respektojnë masat kundër koronavirusit, siç janë: mbajtja e maskave, dezinfektimi i duarve dhe mbajtja e distancës. Informacionet në kohë reale rreth zgjedhjeve i gjeni KËTU
Një burrë voton në Prishtinë. 
8/12 Një burrë voton në Prishtinë. 
Në Kosovë, më 17 tetor qytetarët zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna. Vendvotimet janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00. Në këto zgjedhje, qytetarët duhet të respektojnë masat kundër koronavirusit, siç janë: mbajtja e maskave, dezinfektimi i duarve dhe mbajtja e distancës. Informacionet në kohë reale rreth zgjedhjeve i gjeni KËTU
Një grua kalon pranë disa posterëve zgjedhorë në Mitrovicë të Veriut. 
9/12 Një grua kalon pranë disa posterëve zgjedhorë në Mitrovicë të Veriut. 
Në Kosovë, më 17 tetor qytetarët zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna. Vendvotimet janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00. Në këto zgjedhje, qytetarët duhet të respektojnë masat kundër koronavirusit, siç janë: mbajtja e maskave, dezinfektimi i duarve dhe mbajtja e distancës. Informacionet në kohë reale rreth zgjedhjeve i gjeni KËTU
Qytetarët në Kosovë gjatë votimit duhet të respektojnë masat kundër koronavirusit: të mbajnë maskën, distancën dhe të dezinfektojnë duart. 
10/12 Qytetarët në Kosovë gjatë votimit duhet të respektojnë masat kundër koronavirusit: të mbajnë maskën, distancën dhe të dezinfektojnë duart. 
Në Kosovë, më 17 tetor qytetarët zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna. Vendvotimet janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00. Në këto zgjedhje, qytetarët duhet të respektojnë masat kundër koronavirusit, siç janë: mbajtja e maskave, dezinfektimi i duarve dhe mbajtja e distancës. Informacionet në kohë reale rreth zgjedhjeve i gjeni KËTU
Votimi për zgjedhjet lokale në një vendvotim në Prishtinë. 
11/12 Votimi për zgjedhjet lokale në një vendvotim në Prishtinë. 
Në Kosovë, më 17 tetor qytetarët zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna. Vendvotimet janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00. Në këto zgjedhje, qytetarët duhet të respektojnë masat kundër koronavirusit, siç janë: mbajtja e maskave, dezinfektimi i duarve dhe mbajtja e distancës. Informacionet në kohë reale rreth zgjedhjeve i gjeni KËTU
Përfaqësuesit e Listës Serbe bashkërisht shkojnë në qendrat e votimit në Mitrovicë të Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe. 
12/12 Përfaqësuesit e Listës Serbe bashkërisht shkojnë në qendrat e votimit në Mitrovicë të Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe. 
Në Kosovë, më 17 tetor qytetarët zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna. Vendvotimet janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00. Në këto zgjedhje, qytetarët duhet të respektojnë masat kundër koronavirusit, siç janë: mbajtja e maskave, dezinfektimi i duarve dhe mbajtja e distancës. Informacionet në kohë reale rreth zgjedhjeve i gjeni KËTU
Previous slide
Next slide

17:24 17.10.2021

Numër më i madh i votuesve nga diaspora

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote jashtë vendit, të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës është rritur në zgjedhjet komunale 2021, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017.

Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017, numri i votuesve nga jashtë të regjistruar suksesshëm ishte 10,476, derisa në zgjedhjet që po mbahen më 17 tetor 2021, është 15,532 votues.

Të dielën, qytetarët e Kosovës po votojnë për të zgjedhur kryetarët dhe asambletë komunale në 38 komuna.

Zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021.
Zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG