Ndërlidhjet

Kosova regjistron një viktimë dhe mbi 500 raste me COVID-19


Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Fotografi nga arkivi.
Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në Kosovë është regjistruar një viktimë dhe 582 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dalin pas testimit të 1.233 mostrave dhe përqindja e rasteve pozitive është 47.2 për qind.

Nëse krahasohet me një ditë më parë, në Kosovë ka një rënie të infektimeve, për shkak se të dielën autoritetet shëndetësore raportuan për 978 raste të reja dhe tri viktima.

Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 635 pacientë.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 9.240.

XS
SM
MD
LG