Në Kosovë vazhdojnë protestat kundër aktgjykimit të Speciales ndaj katërshes së UÇK-së
Dhjetëra mijëra njerëz kanë mbushur sheshet kryesore të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, më 1 tetor për të shprehur mospajtimin me dënimin me burgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë muajin e kaluar. Ata valëvitën flamuj me simbolet e UÇK-së dhe pankarta në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit Rexhep Selimi. Protesta, e thirrur nga platforma “Liria ka Emër”, përfundoi e qetë dhe pa incidente. Shqiptarët e Kosovës kanë protestuar vazhdimisht qëkurse gjykata i dënoi ata me gjithsej 81 vjet burgim.
5
Një protesues i ri mban në dorën e djathtë flamurin e UÇK-së, ndërsa në të majtën një flakadanë.
Për shumë njerëz në Kosovë, aktgjykimi e cilëson UÇK-në si "organizatë të përbashkët kriminale", megjithëse vetë kryetari i trupit gjykues nguli këmbë disa herë në aktgjykim se lufta e UÇK-së për liri nuk u gjykua.
Për shumë njerëz në Kosovë, aktgjykimi e cilëson UÇK-në si "organizatë të përbashkët kriminale", megjithëse vetë kryetari i trupit gjykues nguli këmbë disa herë në aktgjykim se lufta e UÇK-së për liri nuk u gjykua.
6
Një burrë i veshur në uniformë të UÇK-së shikon teksa merr pjesë në protestën e 1 tetorit në Prishtinë, kundër aktgjykimit të Hagës për dënimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së me burgim për krime lufte.
7
Një djalë i ri i veshur në uniformë të UÇK-së brohorit teksa në prapavijë shihen pankarta me mbishkrimin: "Jo në emrin tim", "Liria ka emër", në protestën kundër aktgjykimit të Hagës për dënimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së me burgim për krime lufte.
8
Një burrë me plis, kapelën tradicionale kombëtare shqiptare, mban në duar një flamur me fotografitë e Thaçit dhe Veselit, si dhe logon e UÇK-së.