Në Kosovë vazhdojnë protestat kundër aktgjykimit të Speciales ndaj katërshes së UÇK-së
Dhjetëra mijëra njerëz kanë mbushur sheshet kryesore të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, më 1 tetor për të shprehur mospajtimin me dënimin me burgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë muajin e kaluar. Ata valëvitën flamuj me simbolet e UÇK-së dhe pankarta në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit Rexhep Selimi. Protesta, e thirrur nga platforma “Liria ka Emër”, përfundoi e qetë dhe pa incidente. Shqiptarët e Kosovës kanë protestuar vazhdimisht qëkurse gjykata i dënoi ata me gjithsej 81 vjet burgim.
9
Fotografitë e ish-krerëve të dënuar të UÇK-së gjatë protestes në sheshin "Skendërbeu" në Prishtinë.
10
Partia Demokratike e Kosovës, pjesë e së cilës ishin Thaçi, Veseli e Krasniqi dikur, ka nisur një përpjekje për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Në dokumentin e ndryshimeve të propozuara, kërkohet ndër të tjera, që dënimet më të larta që mund të shqiptohen të jenë 15 vjet burgim dhe që të dënuarit të mund të jenë subjekt i faljes presidenciale.
Nuk është e qartë se kjo nismë do të kalojë në Kuvend dhe nëse do të kishte ndikim.

11
Flamuri i UÇK-së në ballë të protestës së 1 tetorit në Prishtinë, kundër aktgjykimit të Hagës për dënimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së me burgim për krime lufte.
12
Një pankartë me mbishkrimin "Ne të duam, ti e di", gjatë protestës së 1 tetorit në Prishtinë, kundër aktgjykimit të Hagës për dënimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së me burgim për krime lufte.
Kjo fjali i referohet deklaratës së famshme të Hashim Thaçit, i cili gjatë një argumenti në një komision parlamentar më 2019, i kishte thënë deputetit Sami Kurteshi "Unë të dua, ti e di".
Kjo fjali i referohet deklaratës së famshme të Hashim Thaçit, i cili gjatë një argumenti në një komision parlamentar më 2019, i kishte thënë deputetit Sami Kurteshi "Unë të dua, ti e di".