Ndërlidhjet

Kryeministrja suedeze dorëhiqet pas fitores së partive të djathta në zgjedhje


Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson.
Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson.

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, ka thënë se do të japë dorëheqje, pasi Qeveria e saj është mposhtur në zgjedhjet e së dielës.

Koalicioni i saj i qendrës së majtë duket se do të fitojë 173 ulëse, në krahasim me 176 ulëse sa pritet të fitojnë partitë e krahut të djathtë.

Këto parashikime janë bërë pas numërimit të 99 për qind të votave.

Lideri i Partisë së Moderuar, Ulf Kristersson, pritet të formojë qeverinë e re.

Lideri i Partisë së Moderuar, Ulf Kristersson.
Lideri i Partisë së Moderuar, Ulf Kristersson.

Në bllokun e partive që pritet të vijnë në pushtet është edhe ajo e Demokratëve të Suedisë, parti e të djathtës ekstreme, e cila në fushatë ka pasur temë kyçe luftimin e të shtënave me armë zjarri nga bandat.

E krijuar nga një lëvizje neo-naziste në fund të viteve 1980, partia kundër migrimit, Demokratët e Suedisë, ka hyrë në Parlament me 5.7 për qind të votave më 2010, duke u rritur më pas në 17.5 për qind më 2018.

Rezultati përfundimtar pritet të konfirmohet pas rinumërimit të votave, praktikë standarde në Suedi.

Megjithatë, Andersson e ka pranuar humbjen, dhe ia ka ofruar kryetarit të Parlamentit dorëheqjen.

Në Parlament, ata kanë një apo dy ulëse më shumë. Është numër i vogël, por e krijon shumicën”.

Andersson ka qenë kryeministrja e parë grua e Suedisë, kur ka marrë pozitën në fund të vitit të kaluar.

Ajo pati dhënë dorëheqje në ditën e parë në pushtet, mirëpo më pas është kthyer në zyrë.

Demokratët Socialë të Anderssonit kanë qeverisur Suedinë prej vitit 2014 dhe kanë dominuar skenën politike prej viteve 1930.

Fushata zgjedhore është dominuar nga rritja e numrit të të shtënave nga bandat, çështjet e imigrimit dhe rritja e çmimeve të rrymës.

Ndonëse dhuna fillimisht është bllokuar në disa lokacione, më vonë është zgjeruar në hapësira publike sikurse parqe dhe qendra tregtare, duke rritur shqetësimet mes banorëve suedezë, pasi shteti i tyre njihet si vend i sigurt dhe paqësor.

XS
SM
MD
LG