Ndërlidhjet

Kur Muri filloi të ngrihej: Berlin, 1961

Gjermania po shënon përvjetorin e 60-të të fillimit të ndërtimit të Murit të Berlinit, i cili ndau shtetin në dy sisteme rivale politike, dhe u bë simbol i Luftës së Ftohtë, duke qëndruar 28 vjet.

Njëqind e 40 persona u vranë nga rojat kufitare të Gjermanisë Lindore, teksa përpiqeshin të iknin në Perëndim nga regjimi komunist.

Ndërtimi i Murit filloi më 13 gusht të vitit 1961, kur ushtarët e Gjermanisë Lindore nisën vendosjen e telave me gjemba dhe të shtyllave të betonta për atë që autoritetet komuniste e përshkruan si barrierë mbrojtëse për të parandaluar hyrjen e fashistëve në Berlinin Lindor.

Të gjitha fotografitë në këtë galeri janë nxjerrë nga arkivat e REL-it në Institucionin Hoover, në Universitetin e Stanfordit, në Kaliforni.

(Përgatiti: Trim Haliti)

Trego më shumë

XS
SM
MD
LG