Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës, 27 prill 2026. (Foto: Arben Hoti/REL)
Kuvendi i Kosovës, 27 prill 2026. (Foto: Arben Hoti/REL)

Pa praninë e opozitës, Kuvendi voton për presidentin

  • Kuvendi i Kosovës nisi natën e së hënës seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të vendit. Në seancë munguan deputetë të opozitës, të cilët bojkotuan edhe një seancë të mëhershme diskutimi për çështjen.
  • Partia e kryeministrit Albin Kurti propozoi dy kandidate të reja për presidente: Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën.
  • Në rundin e parë, Feride Rushiti mori 63 vota, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme. Hatixhe Hoxha nuk mori asnjë votë.
  • Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas përfundimit të rundit të parë të votimit, tha se seanca do të vazhdojë të martën.
  • Deputetët kanë afat deri më 28 prill që të zgjedhin kreun e ri të shtetit. Në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje, që duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
21:20 27.4.2026

Mblidhet Komisioni për legjislacion  

Me kërkesë të kryeparlamentares Haxhiu, Komisioni për legjislacion ka nisur mbledhjen për të shqyrtuar nëse dy kandidatet plotësojnë kushtet për të kandiduar për presidente të Kosovës.

Më pas, në sallën plenare kryeparlamentarja Haxhiu po fton secilin deputet veç e veç që të shkojë në seancën e jashtëzakonshme.

Deputetët e opozitës po mungojnë në këtë seancë të jashtëzakonshme.
Deputetët e opozitës po mungojnë në këtë seancë të jashtëzakonshme.
21:31 27.4.2026

Komisioni i jep dritën e gjelbër dy kandidateve

Komisioni për legjislacion ka shqyrtuar dokumentacionin e dy kandidateve për president dhe pas shqyrtimit konstatoi se ato mund të hidhen në votim.

Votimi për president bëhet me votim të fshehtë. Në rundin e parë dhe të dytë kërkohen dy të tretat e votave, ndërkaq në rundin e tretë kërkohen 61 vota për president.

Nëse nuk marrin votat e nevojshme, shpërndahet Kuvendi dhe vendi shkon në zgjedhje.

21:34 27.4.2026

Nis votimi për dy kandidatet për president, opozita bojkton seancën

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi për nisjen e votimit për dy kandidatet për presidente të Kosovës: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Megjithatë, në sallë janë të pranishëm vetëm deputetët e shumicës parlamentare dhe ato të opozitës po i bojkotojnë punimet.

Në të tri rundet duhet të marrin pjesë 80 deputetë dhe me po dy të tretën e votave bëhet zgjedhja e presidentit në dy rundet e para. Në rundin e tretë kërkohen vetëm 61 vota – apo shumica e thjeshtë – që një kandidat të zgjidhet president.

21:39 27.4.2026

Behrami i PDK-së: LVV po tenton të prodhojë artificialisht fajtorë të paqenë

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, tha se LVV-ja po tenton që të prodhojë “artificialisht fajtorë të paqenë” për një proces, që sipas tij, vetë Qeveria është përgjegjëse.

“Paramendo, i ka pasur 75 ditë që nga seanca e parë konstituive për të gjetur konsensus për një emër të presidentit”, shkroi ai në Facebook.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG