Ndërlidhjet

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Votohet Qeveria Hoti, Kurti e quan të paligjshme

  • Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 61 vota për, kanë votuar qeverinë e re të udhëhequr nga Avdullah Hoti.
  • Presidenti Thaçi kishte mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministër të Kosovës, pasi përmes mocionit të mosbesimit ishte rrëzuar Qeveria Kurti.
  • Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese dekretin e presidentit.
  • Më 28 maj, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë presidentit Thaçi për mandatarin e qeverisë së re.
  • Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar formimin e qeverisë së re dhe ka kërkuar zgjedhje të reja.
  • Shkarkimi i ministrit të Brendshëm Agim Veliu dhe heqja e tarifës 100 % ndaj Serbisë pa reciprocitet, u bënë shkaktare të prishjes së koalicionit LVV-LDK pas më pak se 50 ditësh.
10:06 3.6.2020

Kuvendi i Kosovës, pritet që sot të votojë për qeverinë e re

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha sot se "vota për qeverinë e re, është votë për Kosovën".

Haradinaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook tha se voton qeverinë e re, që është jetike për vendin.

"Situata e krijuar si pasojë e shkarkimit të qeverisë dhe pandemisë, tashmë po shpërfaq pasoja të rënda në ekonominë e vendit dhe votimi i qeverisë së re, është më shumë se sa zgjedhja e një qeverie", ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë po ashtu se "është përcaktimi ynë për një stabilitet politik, rimëkëmbje të ekonomisë, si dhe për normalitet në shtet!".

Partia që udhëheqë Haradinaj është pjesë e koalicionit qeverisës që pritet të votohet sot.

10:24 3.6.2020

Çfarë e pret qeverinë e re?

Një ditë para mbajtjes së seancës, mandatari për formim të qeverisë së re, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria e re do të përballet me sfida të shumta, derisa ka veçuar, luftimin e pandemisë së koronavirusit të ri, problemet ekonomike dhe dialogun me Serbinë.

Edhe Kosova, sikurse shumica e vendeve në botë është duke u përballur me sëmundjen, COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Marrë parasysh të dhënat deri më 2 qershor, autoritetet e Kosovës kanë regjistruar, 1,123 raste me koronavirus.

Prej tyre, 847 janë shëruar derisa 30 kanë vdekur.

Kjo pandemi pritet të shkaktojë dëme të mëdha ekonomike. Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se besohet që në baza ditore, koronavirusi shtetit të Kosovës i ka kushtuar rreth 6 milionë euro.

Por, jo më pak i rëndësishëm është dialogu me Serbinë. Ky proces, që është pezulluar nga viti 2018, konsiderohet tejet i rëndësishëm për rrugën evropiane të Kosovës.

Shkak për pezullim të dialogut ka qenë vendosja e taksës 100 për qind në mallrat serbe nga Qeveria e kaluar e Kosovës.

10:50 3.6.2020

Qeveria Kurti mban mbledhje para votimit të qeverisë së re

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e qeverisë, vetëm një orë para fillimit të seancës së Kuvendit ku pritet të votohet qeveria e re.

Në këtë mbledhje, qeveria në detyrë ka ndarë 60 mijë euro për familjet e dy punëtorëve që vdiqën të martën derisa po punonin në minierën e Artanës.

Kabineti qeveritar mori edhe disa vendime të tjera, mes tjerash edhe shkarkimin e bordit të drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Mitrovica.

Në Kuvendin e Kosovës pritet që të votohet qeveria e re e drejtuar nga Avdullah Hoti i LDK-së.

Të drejtën për formimin e qeverisë nga LDK-ja e njohu Gjykata Kushtetuese e Kosovës që shpalli kushtetues dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatimin e Avdullah Hotit si kandidat për formimin e qeverisë së re.

Dekretin e presidentit e dërgoi në kushtetuese Lëvizja Vetëvendosje që pretendonte se nuk kishte shfrytëzuar të drejtën e saj kushtetuese për të propozuar mandatarin e ri.

Qeveria Kurti u rrëzua në muajin mars pas një mocioni të suksesshëm mosbesimi në Kuvend.

11:09 3.6.2020

Qytetarët fillojnë të mblidhen para objektit të Kuvendit

Disa qytetarë kanë filluar të mblidhen në shenjë proteste para objektit të Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet qeveria e re. Ndërkohë edhe deputetët janë parë duke arritur në kuvend në kohën kur pritet të fillojë seanca e paralajmëruar për orën 11:00.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG