Ndërlidhjet

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj duke hedhur vezë në drejtim të kreut të LVV-së, Albin Kurti.
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj duke hedhur vezë në drejtim të kreut të LVV-së, Albin Kurti.

Me hedhje vezësh e tensione, Kuvendi në pikën zero

  • Vazhdimi i seancës konstituive më 8 gusht u shty pasi Albin Kurti i LVV-së kërkoi kohë shtesë për marrëveshje politike, duke mos propozuar emër për kryeparlamentar
  • Deklarimi i Kurtit u përcoll me tensione, pasi deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ju afrua Kurtit dhe nisi të hidhte vezë drejt tij. Deputetë të partive të ndryshme u grumbulluan më pas, duke shkaktuar tensione.
  • Kryesuesi Avni Dehari, pas tensionit të krijuar ndërpreu punimet e seancës konstituive
  • Këto zhvillime vijnë pasi LVV dhe LDK duket se janë ende larg një marrëveshjeje për krijimin e institucioneve
12:13

Nis seanca

Kryesuesi Avni Dehari ka nisur seancën konstituive, që nisi më 6 gusht.

Të pranishëm në sallë janë 109 deputetë.

Sipas rendit të ditës, seanca ka vetëm dy pika: zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.


11:59

Deputetët hyjnë në sallën plenare

Deputetët e legjislaturës së 11-të kanë hyrë në sallën plenare, gati një orë pasi ishte thirrur vazhdimi i seancës konstituive.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse sot do të votohet për kryesinë e re të organit ligjvënës.

11:55

Gashi i LDK-së: Të konstituohet Kuvendi

Arben Gashi nga LDK tha se partia e tij do të marrë pjesë në votim, pasi sipas tij, çështja e kryetarit të Kuvendit, veçse është trajtuar disa herë nga Kushtetuesja.

Ai tha se nuk është e nevojshme që çdo herë lëndët të dërgohen në gjykatë, duke theksuar se problemi nuk është në aktgjykimet e Kushtetueses, por te mungesa e vullnetit politi.

"Shkojmë në sallë, marrim pjesë në votim dhe ecim tutje", tha ai.

Arben Gashi
Arben Gashi


11:43

Vonesë në nisjen e seancës

Ndonëse është thirrur për në orën 11:00, vazhdimi i seancës konstituive ende nuk ka nisur.

Në sallën plenare nuk shihet asnjë deputet, ndonëse shumica prej tyre janë parë duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG