Tahiri i PDK-së: LVV po prodhon krizë politike
Arian Tahiri i PDK-së tha se dita e sotme nuk është e mirë për Kosovën. Ai tha se mbrëmë është cenuar “rëndë rendi kushtetues”.
“LVV ka vota për ta zgjedhur kryetarin [e Kuvendit]. Ata refuzojnë të propozojnë emër dhe provojnë që të prodhojnë krizë politike”, tha ai.
Lushaku Sadriu: Pamje e keqe e Kuvendit
Pas seancës, deputetja e LDK-së, Jeohna Lushaku Sadriu, e cilësoi si “pamje të keqe” atë që ndodhi në Kuvend.
Ajo tha se deputetët duhet ta konstituojnë Kuvendin, duke e fajësuar LVV-në për papërgjegjësi që ta kryejë detyrën e saj.
Tani, edhe anëtarë të partive të tjera po deklarohen për mediat pas ndërprerjes së seancës.
Deputetja e Aleancës hedh vezë në drejtim të Kurtit
Pas fjalës së Kurtit, ishte deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, u afrua dhe nisi të hidhte vezë në drejtim të Kurtit.
Pas kësaj, deputetët e grupeve të ndryshme politike, u ngritën në këmbë dhe filluan shtyrjet fizike, teksa anëtarë të LVV-së u panë duke e mbrojtur Kurtin pasi Kadriaj nisi të gjuante me vezë drejt tij.
Dehari më pas ndërpreu seancën.
Ndërpritet seanca, tensione në Kuvend
Kreu i LVV-së, Albin Kurti kërkoi kohë shtesë, pasi nuk ka marrëveshje politike.
Ai sërish nuk propozoi emrin e partisë së tij për kryeparlamentar.
"Prandaj, që t’i evitojmë zgjedhjet e reja, ju lus për kohë shtesë", tha Kurti.
Pas kësaj, pati tensione në Kuvend dhe kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu seancës.