Kurti: I përgjigjem pozitivisht ftesës për vazhdimin e seancës
Kreu i LVV-së, Albin Kurti, tha shkurt për mediat se ai i përgjigjet pozitivisht ftesës së dërguar nga kryesuesi Avni Dehari për vazhdimin e seancës.
Ai nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, teksa hyri në ndërtesën e Kuvendit.
Berisha thotë se shpreson që Kuvendi të konstituohet
Deputeti nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, thotë se shkon në seancë për të votuar kryesinë, në mënyrë që të rrjedhin proceset e tjera.
“Të gjitha këto janë lojëra politike të akterëve të caktuar. Fatmirësisht kemi Kushtetuese që jep interpretimin, nëse dërgohet në gjykatë”, tha ai kur u pyet nëse mendon se është shkelur afati kushtetues.
Edhe deputetë të tjerë të komuniteteve joshumicë janë parë duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit, ku seanca, e thirrur për orën 11:00, ende nuk ka nisur.
Vonesë në nisjen e seancës
Ndonëse është thirrur për në orën 11:00, vazhdimi i seancës konstituive ende nuk ka nisur.
Në sallën plenare nuk shihet asnjë deputet, ndonëse shumica prej tyre janë parë duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit.
Gashi i LDK-së: Të konstituohet Kuvendi
Arben Gashi nga LDK tha se partia e tij do të marrë pjesë në votim, pasi sipas tij, çështja e kryetarit të Kuvendit, veçse është trajtuar disa herë nga Kushtetuesja.
Ai tha se nuk është e nevojshme që çdo herë lëndët të dërgohen në gjykatë, duke theksuar se problemi nuk është në aktgjykimet e Kushtetueses, por te mungesa e vullnetit politi.
"Shkojmë në sallë, marrim pjesë në votim dhe ecim tutje", tha ai.